×
  • Lajme
  • Lajme

    Paralajmërohet shpërthimi i valës së re të Covid-19 në Kosovë

    FrontOnline
    05 Mars 2021

    Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti ka kërkuar nga qytetarët e vendit që të zbatojnë plotësisht masat kundër Covid-19.

    Në një takim që ka pasur me ministrin në detyrë të Shëndetësisë, Armend Zemajn, drejtorin e IKSHPK-së, Naser Ramadanin dhe me drejtorin e SHSKUK-së, Valbon Krasniqin, Hoti ka bërë më dije se , gjatë këtij muaji pritet të arrij kontingjenti i parë prej 33 mijë dozave të vaksinës COVAX.

    Aty u tha që Kosova gjendet para një vale të re të shëprthimit të pandemisë Covid-19.

    Komunikata e plotë:

    Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, në takim me ministrin në detyrë të Shëndetësisë, Armend Zemaj, drejtorin e IKSHPK-së, Naser Ramadani dhe me drejtorin e SHSKUK-së, Valbon Krasniqi, ka biseduar për situatën epidemiologjike kundër COVID-19.

    Pasi që vendi gjendet para një vale të re të shpërthimit të pandemisë COVID-19, u kërkua mirëmbajtja e masave në fuqi dhe respektimi i plotë i tyre. Ndërkohë që, institucionet shëndetësore janë duke punuar intensivisht për rritjen e kapaciteteve, sigurimin e barnave dhe rritjen e numrit të personelit mjekësor.

    Nga shtabet komunale, policia, AVUK-u dhe Inspektoratet, u kërkua që të rrisin angazhimin për parandalimin, menaxhimin dhe kontrollin e infeksionit COVID-19 dhe në të njëjtën kohë të bëjnë respektimin rigoroz të masave në fuqi.

    Po ashtu, nga të gjithë qytetarët u kërkua që të respektojnë distancën fizike, të përdorin  maskat, të bëhet dezinfektimi dhe ajrosja e lokaleve, duke pamundësuar përhapjen eventuale të infeksionit dhe shmangien e përhapjes në hapësirat e mbyllura.

    Sa i përket furnizimit me vaksina, gjatë këtij muaji pritet të arrij kontingjenti i parë prej 33 mijë dozave të vaksinës COVAX. Nga ky mekanizëm Kosova do të përfitojë 100 mijë e 800 doza të vaksinës anti COVID-19, ndërkohë që janë duke u zhvilluar negociata intensive edhe me prodhues të tjerë për të siguruar numrin e nevojshëm të vaksinave me qëllim të imunizimit të  plotë të popullsisë./Front Online/

    EKSKULZIVE: Art Motion dhe Klan Kosova fitojnë të drejtën televizive të Superligës, Ligës së parë si dhe Kupës së Kosovës 
    Nga Rubrika
    Lajme16 Prill 2024
    Xhudisti Akil Gjakova pritet që sonte të dorëzohet në polici, pasi që Policia e Kosovës e shpalli person në kërkim në të...
    Lajme16 Prill 2024
    Presidenti Bajram Begaj ka reaguar pasi Asambleja Parlamentare i tha ‘Po’ Kosovës, duke thënë se tashmë Kosovës i duhet vetëm hapi final...
    Lajme16 Prill 2024
    Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, iu është gezuar lajmit për mbështetjen që Kosova mori në Strasburg, në votimin e anëtarëve...
    Të tjera
    Lajme16 Prill 2024
    Asambleja Parlamentare ka votuar PRO që Kosova të avancojë edhe më tej drejt anëtarësimit në Këshillin e Europës. Ministrja e Jashtme, Donika...
    Lajme16 Prill 2024
    Asambleja Parlamentare ka votuar PRO me shumicë votash që Kosova të avancojë edhe më tej drejt anëtarësimit në Këshillin e Europës. Për...
    Lajme16 Prill 2024
    Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri që është pjesë e delegacionit të Kosovës në Këshillin e Evropës ka...
    Lajme16 Prill 2024
    Asambleja Parlamentare ka votuar PRO me shumicë votash që Kosova të avancojë edhe më tej drejt anëtarësimit në Këshillin e Europës. Paraprakisht,...
    Lifestyle16 Prill 2024
    Shumë vite më parë njerëzit i shmangnin domatet sepse kishin frikë t’i hanin. Megjithatë, sot vlerësohet se prodhohen 1.5 miliardë ton domate...
    Opinione16 Prill 2024
    Nga Shlomo Ben-Ami: E ndodhur përballë kërcënimit të një fitoreje ruse në Ukrainë, Evropa duhet të vendosë se si të përballet me...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.