×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Paralajmërohen protesta masive në Rusi “për ruajtjen e jetës së Navalnyt”

    FrontOnline
    18 Prill 2021

    Ekipi i kritikut të burgosur të Kremlinit, Aleksei Navalnyt, ka bërë thirrje të dielën për mbajtje të protestave masive në Rusi, javën e ardhshme, pasi mjekët kanë paralajmëruar se ai mund të vdesë brenda ditësh.

    Navalny është kritiku më i madh i presidentit rus Vladimir Putin. Protestat në mbështetje të Navalnyt pritet të mbahen disa orë pasi Putin të zhvillojë një konferencë para kombit, të mërkurën e javës së ardhshme.

    “Është koha për të vepruar. Ne nuk jemi duke folur vetëm për lirinë e Navalnyt, por për jetën e tij”, ka thënë bashkëpunëtori i Navalnyt, Leonid Volkov. Ai ka thënë se marshi i së mërkurës në orën 19:00 mund të jetë vendimtar në luftën kundër “djallit absolut”, apo edhe të jetë marshi i fundi i opozitës në vjetët në vijim.

    “Thirrni të gjithë ata që njihni dhe dilni në sheshet kryesore”, ka thënë Volkov, teksa ka shtuar se protestat mund të jenë masive. “Mos mendoni se asgjë nuk varet nga ne”.

    Autoritetet kanë rritur presionin ndaj mbështetësve të Navalnyt në muajt e fundit, duke ndaluar më shumë se 10.000 protestues në protestat opozitare, që janë mbajtur në janar dhe shkurt të këtij viti. Prokurorët rusë i kanë kërkuar të premten gjykatës që ta shpallë lëvizjen e Navalnyt, dhe rrjetin e tij të zyrave rajonale, si organizata “terroriste”.

    Përmes këtij hapi, lëvizja e Navalnyt mund të bëhet e jashtëligjshme në Rusi dhe mund të rezultojë me burgosje të anëtarëve apo edhe mbështetësve të tij./REL

    Me rastin e Black Friday, 28 Nëntorit dhe 32 vjetorin e kompanisë, Petrol Company me çmime marramendëse në derivate dhe…
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni19 Mars 2024
    Këtë vit, në Bruksel janë në garë katër poste të mëdha politike: presidencat e Komisionit Evropian dhe Këshillit Evropian, që aktualisht udhëhiqen...
    Bota/Rajoni19 Mars 2024
    Një shofere ka përfunduar në det bashkë me makinën e saj gjatë një ndjekjeje nga policia. Videoja tregon makinën duke ecur me...
    Bota/Rajoni19 Mars 2024
    Ushtria amerikane tha se ka shkatërruar shtatë raketa dhe tre dronë në zonat në Jemen që kontrollohen nga rebelët e Huthit, të...
    Të tjera
    Lajme19 Mars 2024
    Një aksident ka ndodhur mëngjesin e së martës në magjistralen Mitrovicë – Prishtinë, ku janë përshirë katër automjete. Zëdhënësja e Policisë për...
    Lajme19 Mars 2024
    Në muajin Janar 2024 janë regjistruar 2 216 lindje (brenda dhe jashtë Kosovës). Prej këtyre lindjeve të regjistruara, 1 171 lindje janë...
    Bota/Rajoni19 Mars 2024
    E gjithë popullsia e Gazës vuan nga pasiguria ushqimore, tha sot Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, duke cituar të dhënat e...
    Lajme19 Mars 2024
    Vlora Çitaku, nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës ka reaguar për vdekjen e Xhavit Derizit (Raketës). Ajo e ka kujtuar ish-ushtarin e...
    Lajme19 Mars 2024
    Babë e birë kanë pasur një përleshje gjatë ditës së djeshme në Istog. Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës, shkruan Front Online....
    Lajme19 Mars 2024
    Ka vdekur dje, ish-gazetari dhe zyrtari i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Arben Rugova. Për vdekjen e tij ka njoftuar familjari Ragip...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.