×
  • Lajme
  • Lajme

    Paralajmërimi se do ta ndihmojë Specialen me materiale, reagime të shumta në drejtim të kryediplomates së Kosovës

    FrontOnline
    04 Maj 2021

    Në drejtim të kryediplomates së Kosovës, Donika Gërvallës ka pasur dje gjatë ditës disa reagime lidhur me një deklaratë që e njëjta e kishte bërë dikur për Gjykatën Speciale.Gërvalla atë kohë kishte thënë se do të ndihmonte me materiale sapo të formohej Gjykata Speciale kundër, siç thoshte ajo, kokave të organizatës kriminale Hashim Thaci dhe Kadri Veseli.

    “Brenda mundësive që kam patjetër që do të kërkoj materiale në Speciale. Po kam material. Kemi kryetar të parlamentit që unë e quaj më të turpshme se sa Thaci që është president. Gjithë bota e di kush është Kadri Veseli dhe gjithë bota e di kush është Hashim Thaci. Kadri Veseli ka qenë koka e organizatës që ka bërë krime ndaj kundërshtarëve politikë”, kishte thënë Gërvalla në Dukagjin.

    Ndaj kësaj deklarate kanë reaguar në Partinë Demokratike të Kosovës. Sekretari i Përgjithshëm i PDK-së, Betim Gjoshi ka ‘goditur’ ministren e qeverisë Kurti, duke thënë se ministrja e Kosovës është deklaruar e gatshëm të dërgoj dëshmi në Gjykatën Speciale, kundër Thaçit dhe të tjerëve.

    “Ka ministra që kanë thënë, se janë të gatshëm, dhe se janë tuj bo përpjekje të çojnë dëshmin në Gjykatën Speciale, duke aluduar për kryediplomatën e Kosovës, Donika Gërvallën, tha Gjoci në Kanal10.

    Në anën tjetër, kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka publikuar një deklaratë të vjetër të kryeministrit Albin Kurti, i cili atëherë ishte deputet, ku thoshte se Gjykata Speciale nuk duhej krijuar.Ai i ka kujtuar Kurtit se e ka emëruar sic thotë ai një zëvendëskryeministre që ka treguar publikisht se ka deponuar dosje kundër UCK-së.Ish-kreu i OVL të UCK-së, Faik Fazliu, ndërkaq ka komentuar në emisionin Pressing deklaratën e Gërvallës për Specialen.Fazliu, ka thënë se shpreson që Gërvalla të jetë tërhequr nga ai pozicion dhe ka thënë se kundërshtarët politikë kanë rënë në grackë të prokurorisë serbe.“Nuk kam asgjë kundër. Dua vetëm të them se a e mban ende atë qëndrim apo jo. A po e dika gjithë bota se Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli janë krye kriminel. Apo vetëm Serbia dhe disa bashkëpunëtore politikë të cilit fatkeqësisht për inate politike kanë rënë në kurthin e Serbisë dhe kanë quar ujë në mullirin e Serbisë për të cilësuar si kriminale UCK-në. Qëllimi është aty tek e fundit”, ka thënë ai.

    Nga Rubrika
    Lajme18 Janar 2025
    Rrjeti i organizatave joqeveritare, AVONET ka shprehur shqetësim të thellë në lidhje me zhvillimet e fundit në Komisionin e Pavarur për Media...
    Lajme18 Janar 2025
    Hysni Gucati ka marrë besimin e anëtarëve të OVL UÇK-së për ta drejtuar këtë organizatë përsëri për një mandat të ri. Ai...
    Lajme18 Janar 2025
    Sot, komandanti i KFOR-it, Enrico Barduani, u takua me shefen e Misionit Vëzhgues të Zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian, Nathalie Loiseau në Prishtinë....
    Të tjera
    Lajme18 Janar 2025
    Ish drejtuesit e t Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj shpallën kandidaturën e...
    Lajme18 Janar 2025
    Petrit Selimi, analist, ka shkruar një status, në të cilin ka komentuar fushatën elektorale, që tashmë ka hyrë në javën e dytë....
    Bota/Rajoni18 Janar 2025
    Kur këtë të premte bëhen dy muaj nga vdekja e Martin Canit, u zhvillua një protestë pranë shkollës së tij “Fan Noli”,...
    Sport18 Janar 2025
    Real Madrid ka pasur një sezon të vështirë deri tani, dhe për këtë arsye ka pasur presion të madh mbi Carlo Ancelotti...
    Bota/Rajoni18 Janar 2025
    Shtetet e Bashkuara shpallën të premten si të padëshiruar tetë individë për organizimin dhe zbatimin e planit për kremtimin e Ditës së...
    Zgjedhjet 202518 Janar 2025
    Zëdhënësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, në konferencën tashmë të rregullt për media, ka thënë se çdo ditë që kalon...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.