×
  • Lajme
  • Lajme

    Paralajmërimi për padi, deputetja e LVV-së i reagon Çitakut

    FrontOnline
    29 Nëntor 2024

    Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbresha Kryeziu – Hyseni ka reaguar pas deklaratës së sekretares së përgjithshme të PDK-së, Vlora Çitaku, e cila në një konferencë për media njoftoi se do ta padisë deputeten e LVV-së për shpifje.

    Kryeziu – Hyseni kishte deklaruar se dy zyrtarë të PDK-së kanë lobuar kundër heqjes së masave sanksionuese ndaj Kosovës.

    Deputetja Kryeziu – Hyseni thotë se tashmë ka reaguar një tjetër lobuese për mos heqjen e masave të vendosura nga BE.

    “Dy zotërinjtë e PDK-së nuk kanë reaguar për lobimin e tyre që mos t’i hiqen masat Kosovës, por paska reaguar një lobuese tjetër nga PDK, Vlora Çitaku.

    Secila fytyrë që del për të folë më e pakëndshme për historinë e Kosovës. Ndoshta është e udhës të reagoj kjo që është e njohur për këso projektesh, dikur mbronte e shtynte tutje projektin e shkëmbimit territorial sot kinse demanton atë të lobimit për mosheqje të masave për Kosovën. Konsistente në projektet e veta”, ka shkruar ajo.

    Ndryshe, Çitaku ka pohuar sot se Kosova është nën sanksione për shkak të Qeverisë.

    “Të mërkurën mbrëma deputetja e VV-së, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, ka shpifur se këta zyrtarë janë anëtari i kryesisë Bernard Nikaj dhe ish-zyrtari i PDK-së Petrit Selimi, në tentim për të njollosur dhe denigruar jo vetëm këta si individë, por Partinë Demokratike. Andaj, PDK do të ngrisë padi për shpifje ndaj deputetes Kryeziu-Hyseni. Kosova është nën sanksione, njëjtë si Rusia dhe Bjellorusia, për shkak të Qeverisë së Vetëvendosjes”, shtoi ajo.

    Nga Rubrika
    Lajme29 Nëntor 2024
    Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim, ka dhënë donacion për Policinë e Kosovës, dy skaner dhe 20 komplete të veglave të...
    Lajme29 Nëntor 2024
    Trupi Gjykues në Dhomat e Specializuara të Hagës ka vendosur që t’ia vazhdojë paraburgimin Ismet Bahtijarit më 26 Nëntor. Zëdhënësi i DhSK-së,...
    Lajme29 Nëntor 2024
    Një aksident i rëndë trafiku, i ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në magjistralen Hani i Elezit – Kaçanik, la...
    Të tjera
    Vip29 Nëntor 2024
    Banorja e Big Brother VIP Kosova, Anisa është shprehur se është shumë sensitive dhe temperamente. Madje ajo thotë se kjo është edhe...
    Sport29 Nëntor 2024
    Feronikeli 74 më në fund e ka shijuar fitoren e parë sezonale në Superligë. Ekipi nga Drenasi mposhti sot në shtëpi Suharekën...
    Bota/Rajoni29 Nëntor 2024
    Pasi senati australian miratoi ligjin për të ndaluar rrjetet sociale për fëmijët nën moshën 16 vjeç, kryeministri i këtij vendi Anthony Albanese...
    Lajme29 Nëntor 2024
    Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, Ramush Haradinaj, ka thënë se titanike kanë qenë përpjekjet...
    Lajme29 Nëntor 2024
    Marrëdhëniet e mundshme në të ardhmen në mes kryeministrit të tanishëm të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump,...
    Lajme29 Nëntor 2024
    Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur,  Andin Hoti, ka thënë se Serbia është ajo që nuk dëshiron zbatim të deklaratës...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.