×
  • Lajme
  • Lajme

    Paralajmërimi i LVV-së për Driton Selmanaj, a shkon sot në sallë e si do ta ndalojnë?

    FrontOnline
    27 Nëntor 2020

    Në ora 10:00 sot fillon seanca e Kuvendit të Kosovës ku disa pika janë në rend të ditës për diskutim. Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se nuk do ta lejojë të hyjë në sallë zëvendëskryeministrin Driton Selmanaj. Ajo që nuk dihet është se çfarë masa do të marrin partia e Albin Kurtit për ta ndaluar, si dhe nëse vetë nr. 2 në qeveri do të shkojë në seancë.
    Për masat që do të marrin që ta pengojnë Selmanajn, në LVV thonë se do të vendosin para seancës.

    Deputeti i VV-së, Dimal Basha, ka thënë se është kulmi i turpit që Driton Selmanaj vazhdon me qenë në pozitën e zv/kryeministrit.

    Basha ka thënë se, deputetët e VV-së nuk do të lejojnë mbajtjen e seancave të Kuvendit, në të cilat është prezent Selmanaj.

    “Kuvendi është shtëpia e deputetëve, ne si Lëvizje refuzojmë që ai me qenë i pranishëm se ai nuk duhet të përfaqësojë mendimin e asnjë qeverie. Kulmi i turpit është që ai qëndron ende në pozitën që ka, përveç që nuk ka kërkuar falje po vazhdon me të njëjtin avaz”, ka thënë Basha.

    “Nuk kemi vendos për formën si do ta pengojmë. Si grup ende nuk kemi vendosur, por si grup do ta pengojmë mbajtjen e seancës ku Driton Selmanaj është i pranishëm. Është qëndrim unik i grupit parlamentar se sa herë që vjen Driton Selmanaj në Kuvendin e Kosovës nuk do të lejojmë mbajtjen e seancave, sepse ai ofendon të pagjeturit. Është një temë që nuk lidhet as me subjekt, as me parti, as me etni, është shumë shumë e ndjeshme, dhe si Saranda Bogujevci e kanë mision këtë punë. Opsionet janë, por nuk i kemi biseduar, nesër para seancës do të takohemi si grup parlamentar dhe do t’i bisedojmë”, ka thënë Basha.

    Artani: Stresi e Andi u gëzuan për ndarjen e Julit, s’duhet t’iu gëzohesh fatkeqësive të të tjerëve (VIDEO)
    Nga Rubrika
    Lajme16 Prill 2024
    Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës do të votojë për raportin për anëtarësimin apo jo të Kosovës në këtë organizatë sot gjatë...
    Lajme16 Prill 2024
    Këtë të martë në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe me intervale të shkurtra me diell, ku pasdite...
    Lajme16 Prill 2024
    Raporti i raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis nga Komiteti për Politikë dhe Demokraci i KiE është miratuar i cili ishte hapi i...
    Të tjera
    Lajme15 Prill 2024
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmir Humolli, tash deputet i pavarur e ka quajtur “mashtrues”, kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin. Ai në “Pressing”...
    Sport15 Prill 2024
    Pep Guardiola ka shijuar shtatë sezone të mbushura me trofe me Manchester Cityn, por jo të gjitha 10 nënshkrimet e tij të...
    Lajme15 Prill 2024
    Deputetja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Jeta Statovci, është duke marrë pjesë në Forumin Parlamentar të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar...
    Lajme15 Prill 2024
    Drejtori i Policisë së Kosovës, ka thënë se ka rrezik e kërcënim ende në veri, meqenëse grupi terrorist i Radoiçiq vazhdon të...
    Bota/Rajoni15 Prill 2024
    Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla njoftoi te enjten se grupi parlamentar demokrat kishte vendosur të anulojë te gjithë masat disiplinore,...
    Lajme15 Prill 2024
    Ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, u ka bërë thirrje të gjithë figurave publike shqiptare me ndikim nëpër botë, që të lobojnë për...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.