×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Paralajmërimi i kryediplomatit gjerman: Rolin si polici i botës, ShBA-së nuk do ta luajë më si dikur – pavarësisht kush zgjidhet president

    FrontOnline
    27 Korrik 2020

    Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas paralajmëron Europën e Gjermaninë nga iluzioni, se një president i ri amerikan do ta ndryshojë politikën e jashtme të ShBA-së. Ndërkohë presidenti Trump paraqitet i sigurt në fitore.

    Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas (SPD) nuk pret kthesë në politikën e jashtme amerikane, edhe nëse vjen një president i ri amerikan.

    Për mediat gjermane “Rheinischen Post” dhe “General-Anzeiger” (27.07) Maas ka paralajmëruar nga iluzioni si Gjermaninë edhe Europën, se në rast të humbjes së zgjedhjeve të presidentit amerikan do të ketë ndryshime në politikën e jashtme amerikane.

    “Kush pret tani në Europë vetëm për ndryshimin në Shtëpinë e Bardhë, duhet të përgatitet, që edhe në këtë rast nuk ka për të qenë më aq e rehatshme si dikur”, citon agjencia gjermane e lajmeve, dpa ministrin gjerman.

    Sipas ministrit të Jashtëm Maas, politika amerikane si në fushën e jashtme edhe atë të sigurisë ka ndryshuar, dhe kjo jo që nga koha që Trump ka ardhur president.

    Rolin si polici i botës, ShBA nuk do ta luajë më si në masën e dikurshme, tha Maas.

    Europa duhet të shohë vetë, se çfarë duhet të bëjë për sigurinë e saj. Por ShBA mbetet partneri më i rëndësishëm i Gjermanisë jashtë Europës, prandaj përpiqemi për të ardhmen e marrëdhënieve, me gjithë dallimet, thekson Maas.

    Trump i sigurt në fitore

    Ndërkohë 100 ditë para zgjedhjeve në SHBA, presidenti Donald Trump paraqitet më se i sigurt në fitoren e tyre pavarësisht vlerave të sondazheve.

    Të dielën (26.07), Trump shkroi në Twitter, se për fushatën e tij zgjedhore ka më shumë entuziazëm, se në vitin 2016.

    Rivali i tij, Joe Biden nuk ia del të ndezë entuziazmin, sipas Trump.

    “Shumica e heshtur do të flasë më 3 nëntor!!!”, tha ai.

    Sipas Trump, sondazhe të gabuara dhe “fake news” nuk do ta shpëtojnë “të majtën radikale”.

    Sipas shtabit zgjedhor të Donald Trump, rezultatet e dobëta në sondazhe lidhen me atë, se republikanët janë në to më pak të përfaqësuar.

    Televizioni CNN publikoi të dielën një sondazh, sipas të cilit Donald Trump në tre shtetet federale më të synuara, qëndron pas sfiduesit të tij, Joe Biden: Florida, Arizona, Michigan.

    Në të tre këto shtete federale, Trump kishte fituar në vitin 2016.

    Edhe në sondazhet mbarëkombëtare, Trump ndodhet pas sfiduesit të tij, Joe Biden.

    Por këto sondazhe nuk kanë fuqi të madhe domethënëse në ShBA, për shkak të sistemit të komplikuar zgjedhor.

    Në fund është shumica e 270 zgjedhësve të njohur si “electors” nga shtetet federale që është vendimtare për fitoren, jo shumica e votave. /DW/

    Black Friday në NimiTV | 13 muaj abonim për vetëm 6€ muaji
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni28 Mars 2024
    Një aksident trafiku ka lënë të vdekur 45 persona në Afrikën e Jugut, pasi një autobus humbi kontrollin dhe ra nga një...
    Bota/Rajoni28 Mars 2024
    Aleanca për Shqiptarët e Ziadin Selës i bashkohet Frontit Evropian. Ky vendim erdhi pas mbledhjes së Kuvendit Qendror të kësaj partie. Pas...
    Bota/Rajoni28 Mars 2024
    Ajo që tronditi shumë një ekip ndërkombëtar mjekësh që vizitoi një spital në pjesën qendrore të Gazës, ishte numri i madh i...
    Të tjera
    Lajme28 Mars 2024
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka folur për kandidaturën e tij dhe përballjen në zgjedhje me kryetarin e VV-së, Albin...
    Sport28 Mars 2024
    Florian Marku këmbëngul se Chris Kongo, kundërshtari i tij mbrëmjen e së dielës, ka bërë një gabim të madh. Kongo, pohon ai,...
    Lajme28 Mars 2024
    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas triumfit të jashtëzakonshëm të studentëve të Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës, të cilët...
    Lajme28 Mars 2024
    Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka thënë se asnjë qeveri s’ka mundësi që t’i kryej...
    Lajme28 Mars 2024
    Policia e Kosovës është bërë pjesë e Taskforcës së Përbashkët të Migracionit me autoritetet ligjzbatuese të Republikës së Shqipërisë dhe të Mbretërisë...
    Lajme28 Mars 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka folur në Kuvend të Kosovës për tenderët njëburimore. Opozita edhe gjatë seancës së fundit...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.