×
  • Lajme
  • Lajme

    Paralajmërimi i ish-gjykatësit kryesor të EULEX’it, letra nuk i ka shkuar Vjosa Osmanit

    FrontOnline
    27 Nëntor 2020

    Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani nuk e ka marrë letrën që e ka dërguar në Kuvend të Kosovës, ish-gjykatësi kryesor i EULEX’it, Malcolm Simmons që flet për shkelje të rënda të kryera nga misioni për sundim të ligjit në disa raste të profilit të lartë që janë trajtuar. Kështu kanë deklaruar nga zyra për media e kryeparlamentares.

    Vetëm në Komision për Legjislacion ka shkuar letra e ish-gjykatësit kryesor të EULEX-it, Malcolm Simmons.

    Kjo letër e dërguar muaj më parë, është trajtuar vetëm këtë javë në komision, e mbledhja ka shkuar me tensione të shumta, derisa ka pasur akuza drejt kryetarit të këtij komisioni, Shkëmb Manaj se letra është mbajtur e fshehtë.

    Për këtë letër, ka pasur reagime ku thuhej se informacione për të njëjtën ka pasur edhe kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani.

    U.d e presidentit, sipas këtyre reagimeve e ka ditur se kjo letër ka shkuar në Kuvend.

    Këto informacione i kanë mohuar në zyrën për media të kryeparlamentares. Të njëjtët deklarojnë se Kryetarja e Kuvendit nuk e ka marrë kurrë një letër të tillë.

    “Në letër precizohet qartë, ajo i drejtohet Komisionit për Legjislacion. Kryetarja e Kuvendit nuk e ka marrë kurrë një letër të tillë”, thuhet në përgjigjen e tyre për Gazetën Express.

    Ish-presidenti i gjyqtarëve të EULEX-it, Malcolm Simmons, u ka nisur një letër deputetëve të Komisionit për Legjislacion me datë 16 korrik duke kërkuar që të raportojë lidhur me informacionet që ka për ndërhyrje në hetime, kërcënime të dëshmitarëve, manipulim të trupës gjykuese etj. Simmons thotë se krejt këto kanë ndodhur gjatë kohës sa kishte qenë pjesë e EULEX-it.

    Në këtë letër Simmons tregon për punën që ka bërë në EULEX, emërimin e tij dhe thotë se gjatë mandatit të tij ka qenë i njoftuar për këto shkelje.

    “Gjatë mandatit tim si kryetar i gjykatësve të EULEX-it, u njoftova me shkelje serioze, përfshirë komisionin për shkelje kriminale, nga personat përgjegjës për administrimin e drejtësisë”, thotë ai.

    Simmon shprehet i gatshëm të japë dëshmi për këto çështje derisa përmend disa shkelje që kanë ndodhur, sipas tij, si: ndërhyrje në hetime, kërcënime të dëshmitarëve të mbrojtur, përpjekje për të manipuluar trupat gjykuese, përpjekje për të ndërhyrë në gjykime, fshehje e provave, manipulim i provave, përpjekje për të penguar hetime etj.

    Ai thotë se është i gatshëm të deklarohet para Parlamentit të Kosovës për të gjitha çështjet që flet në letër, duke thënë se ka edhe prova. Ai thotë gjithashtu se është i gatshëm të japë edhe dëshminë e tij.

    Në Komisionin për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit është diskutuar sot shkresa e dërguar në Kuvend të Kosovës nga , Malcolm Simmons.

    Në këtë mbledhje, deputetja e AAK-së, Donika Kadaj – Bujupi, ka kërkuar që të votohet që Simmons të thirret për intervistë para komisionit.

    Megjithatë, e pajtimit nuk ishte LDK-ja. Kryetari i këtij komisionit, Shkëmb Manaj, tha se Lidhja Demokratike e Kosovës nuk e mbështet dëshminë e Simmons.

    “Ky është qëndrimi zyrtar i LDK-së, që ne nuk e mbështesim dëshminë e z. Simmons, edhe para asnjë trupe të Kuvendit, ky ka qenë mision i BE-së nëse duhet të dëshmojë diku duhet të dëshmojë para parlamentit evropian”, ka thënë ai.

    Pavarësisht qëndrimit të LDK-së, ky propozim ka kaluar me shumicë të votave.

    “Me 7 vota për asnjë kundër dhe asnjë abstenim, miratohet propozimi i deputetes së AAK-së që komisioni për legjislacion të dëgjojë dëshminë e Malcolm Simmons për të gjitha çështjet që ka ngritur ai”, tha Manaj pasi votuan deputetët.

    Për pretendimet e tij ka reaguar edhe EULEX’i në një përgjigje dërguar Gazetës Express.

    “Në vitin 2019, Simmons solli procedura ligjore para Tribunalit të Punësimit në Mbretërinë e Bashkuar kundër punëdhënësit të tij në Britani te Madhe në të cilën ai përsëri iu referua po atyre akuzave kundër EULEX. Tribunali i Punës hodhi poshtë pretendimin e Simmons për të marrë pjesë EULEX në këto procedura”, thonë nga EULEX’i.

    “Kur Simmons iu sigurua mundësia për të mbështetur pretendimet e tij të ndryshme, ai nuk arriti t’i siguronte ekipit hetimor të udhëhequr nga një gjyqtar në pension i Gjykatës Evropiane të Drejtësisë ndonjë provë për të mbështetur pretendimet e tij”, thuhet tutje.

    Ish-kryetari i gjyqtarëve të EULEX-it, Malcolm Simmons, ishte shprehur i gatshëm që të vijë në Kosovë për të dëshmuar parregullsi të mëdha të misionit, në veçanti në rastin “Drenica 2” edhe vite më parë.

    Britaniku Malcolm Simmons, i cili ka qenë gjyqtari më i lartë i misionit që nga viti 2014, kishte deklaruar se ai kishte denoncuar disa raste të korrupsionit në zemër të misionit të EULEX-it dhe thoshte se EULEX ishte subjekt i ndërhyrjes politike.

    Prince Coffee House tani edhe në Vjenë të Austrisë
    Nga Rubrika
    Lajme19 Prill 2024
    Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Viola von Cramon, deklaroi se Prishtina duhet të përmbushë detyrimet e saj nga marrëveshjet me Beogradin,...
    Lajme19 Prill 2024
    Për të shtunën parashikohet të mbajë mot diell dhe vranësira të pakta në orët e para të mëngjesit, më pas pritet shtim...
    Lajme19 Prill 2024
    Miroslav Lajçak së shpejti do ta lë postin e emisarit special të BE’së për Ballkanin Perëndimor dhe ndërmjetësit të dialogut Kosovë -Serbi....
    Të tjera
    Sport19 Prill 2024
    Ish-mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka, ka dërguar një mesazh frymëzues për Topçinjtë teksa po hyjnë në ndeshjen e fundit të betejës së...
    Lajme19 Prill 2024
    Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e një rreshteri policor, pasi një ankese nga një qytetar sot në Prizren. Sipas tij,...
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Një person i vuri zjarrin vetes të premten jashtë gjykatës së Nju Jorkut, ku po zhvillohej gjyqi historik ndaj ish-presidentit Donald Trump,...
    Lajme19 Prill 2024
    Një 17 vjeçar është arrestuar sot në Ferizaj nën dyshimin se ka tentuar ta vras me thikë një 20 vjeçar. I lënduari...
    Lajme19 Prill 2024
    Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestimin nga policia serbe të shtetasit kosovar dhe asaj britanike, Sadik...
    Sport19 Prill 2024
    Trojet shqiptarë kanë nxjerrë njerëz të suksesshëm dhe të mbërrirë në fusha të ndryshme. Pa diskutim, sportistët ishin ata që i bënë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.