×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Parafushata “heq maskat”, politikanët po e përhapin COVID-in

    FrontOnline
    08 Janar 2021

    “Mbajtja e detyrueshme e maskës, mbajta e distancës edhe mbajtja e higjienës personale. Vetëm këto tri masa e ruajnë jetën e qytetarëve”.

    Këtë apel e përsëriti shumë herë.

    Në pothuajse secilën paraqitje të tij publike si kryeministër, Avdullah Hoti, u rikujtoi qytetarëve këto masa anti-Covid që duhet respektuar.

    Por, kryeqeveritari në detyrë, s`është se vetë po i zbaton ato çka vazhdimisht ua kërkoi të tjerëve.

    Ai po shihet duke bërë fushatë nëpër terren pa mbajtur maskë e distancë si në këtë takim të së enjtes ku ua kërkoi qytetarëve të Shtimes votën për t`u bërë prapë kryeministër në zgjedhjet e 14 shkurtit.

    Identik si Hoti, veçse në një mbledhi tjetër, veproi bashkëpartiaku i tij në LDK, Arban Abrashi.

    Por nuk janë vetëm politikanët e Lidhjes që po thyejnë ligjin anti-covid.

    Njësoj po veprojnë edhe ata të Partisë Demokratike të Kosovës.

    Nënkryetari i saj, Sami Lushtaku, ua ka mësyrë odave me shumë njerëz për të kërkuar vota kur s`respektohet kurrfarë mase anti-pandemike.

    Në grumbullime të ngjashme mori pjesë edhe vetë kandidati për kryeministër nga kjo parti, Enver Hoxhaj.

    Odat për fushatë po i shfrytëzon edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

    Lideri i saj, Ramush Haradinaj u pa në një ndejë të tillë me një kallaballëk njerëzish, në të cilën u panë sharkiat, por jo edhe distanca e maskat.

    Bile njeriu që synon postin e presidentit u përkujdes t`i argëtojë pak të pranishmit që shkoi t`i bind që ta ndihmojnë me votë drejt këtij qëllimi.

    “Valles” së mos respektimit të masave anti-pandemike iu kap edhe një lider tjetër, ai i NISMA-s, Fatmir Limaj.

    Edhe ai në disa fotografi u pa krah për krah me anëtarë të partisë që drejton.

    Distancën e vetme këta e kishin vetëm me fotografin që shkrepi këtë foto për realizimin e të cilës mbase këtij të fundit i është dashur të bëjë disa hapa mbrapa për t`i kapur të gjithë, meqë ishin shumë në numër.

    Për respektim të masave nuk ndiu fare as lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti.

    Ish-kryeministri që sa ishte në ekzekutiv bëri thirrje për respektim të tyre, i shkeli ato disa herë.

    Ashtu si në këtë fotografi ku shihet në një sallon përplot me podujevas.

    Me tubimet e kësaj natyre s`po pajtohen asesi mikrobiologët.

    Profesoresha e lëndës së mikrobiologjisë, Gjyle Osmani, thotë se ato mund të jenë burime infeksioni të COVID-19.

    “S`ka kurrfarë fshehtësie se çdo grumbullim ku nuk respektohen masat, siç është bartja e maskës dhe distancës është me një rrezik në veti dhe e shton mundësinë e shfaqjes së infeksionit”, tha ajo për Front Online.

    Sipas saj qytetarët që duan të marrin pjesë në këso aktivitetet politike duhet të paktën të mbajnë maskën dhe distancën./Front Online/

    KEDS njofton për punimet në rrjet, në këto vende do të ndalet rryma
    Nga Rubrika
    Lajme29 Mars 2024
    Lidhur me çështjen e rrymës në veri për Front Online ka folur edhe kryesuesi i Asamblesë Komunale të Mitrovicës Veriore, Nexhat Ugljani....
    Lajme29 Mars 2024
    Sot do të mbahet mbledhja e radhës e Kryesisë së Kuvendit. Në rend dite votimi i disa marrëveshjeve ndërkombëtare e themelimi i...
    Lajme29 Mars 2024
    Edhe Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka sfiduar opozitën, duke thënë se janë të gatshme për zgjedhje të reja, madje qysh javën...
    Të tjera
    Lajme28 Mars 2024
    Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër Bedri Hamza, ka thënë se qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti, është pa rezultate....
    Lajme28 Mars 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se këtë vit e kemi filluar pa viza e me pasaportë shumëfish më të fuqishme,...
    Lajme28 Mars 2024
    Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se Kosova duhet të shkojë në zgjedhje të rregullta dhe jo atëherë kur dëshiron...
    Bota/Rajoni28 Mars 2024
    Një aksident trafiku ka lënë të vdekur 45 persona në Afrikën e Jugut, pasi një autobus humbi kontrollin dhe ra nga një...
    Lajme28 Mars 2024
    Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka qenë në Mitrovicë ku është takuar me kreun e kësaj komune Bedri...
    Lajme28 Mars 2024
    Lulzim Rafuna, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), ka thënë të enjten se imazhi i krijuar për Kosovën që “mund të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.