×
  • Lajme
  • Lajme

    Përfundon seanca ndaj të arrestuarve për rastin “Subvencioni 2021”, mbrojtja kundërshton paraburgimin

    FrontOnline
    26 Shkurt 2021

    Ka përfunduar seanca dëgjimore e 11 të akuzuarve për keqpërdorime me subvencione.

    Pas seancës, Behar Ejupi, avokat i Pajtim Krasniqit që akuzohet për dy vepra penale, tha para mediave se kanë kundërshtuar kërkesën e Prokurorisë Themelore për caktimin e masës për paraburgim.

    “Tani sapo ka përfunduar seanca e dëgjimore lidhur me kërkesën që ka ushtruar Prokuroria Themelore në Prishtinë për caktimin e paraburgimit edhe për klientin tim, Prokuroria pretendon se klienti im ka kryer dy vepra penale, dhënie e ryshfetit dhe keqpërdorim i pozitës zyrtare. Konsideron se ka prova të mjaftueshme, mbrojtja ka kundërshtuar këtë. Ndërsa kolegët tjerë po ashtu kanë kundërshtuar masën e paraburgimit. Tash Gjykata do të vendos”, tha ai.

    Avokati tha se nuk janë plotësuar kushtet për paraburgim.

    “Kemi kërkuar që nëse merret ndonjë masë, të jetë që të paraqiten një herë në javë në stacion policor”, tha ai.

    Ndryshe, Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda-Njësiti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion ka kërkuar caktimin e paraburgimit për 11 të arrestuarit nga bastisjet e djeshme.

    “Nga bastisja e realizuar më 24 shkurt 2021, në komunën e Prishtinës, Podujevës, Gjilanit, Istogut e Lipjanit, me aktvendim të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar personat me inicialet S.Sh., L.S., S.S., H.M., B.N., K.Z., A.U., D.A., P.K., Sh.K., K.B-S., ndërsa personi me inicialet A.N., vetëm është shoqëruar në stacionin policor dhe i njëjti është liruar në procedurë të rregullt. Nga kjo bastisje e realizuar janë konfiskuar: rreth 433,160.00 (katërqind e tridhjetë e tre mijë e njëqind e gjashtëdhjetë) euro, 600 (gjashtëqind) dollar, 200 (dyqind) franga, 275 (dyqind e shtatëdhjetë e pesë) lira turke, 15 (pesëmbëdhjetë) telefona, 8 (tetë) vetura, 1 (një) kompjuter, 5 (pesë) armë, 1 (një) USB dhe 1 (një) vulë”, thuhet në njoftimin për media nga Prokuroria Themelore në Prishtinë.

    Ndërgjegjësimi mbi autizmin dhe ndryshimi i narratives për autizmin dhe Personat me Aftësi të Kufizuar
    Nga Rubrika
    Lajme25 Prill 2024
    “Korrupsion serioz qeveritar”, është referimi që një raport i Departamentit të Shtetit e ka përshkruar nivelin e korrupsionit ku përfshihet ekzekutivi. Opozita...
    Lajme25 Prill 2024
    Për të premten parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa lokalisht priten reshje të pakta shiu. Era do fryjë drejtimesh...
    Lajme25 Prill 2024
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka shkuar në Gjakovë për të festuar 34 vjetorin e themelimit të dëgës aty. Ai është shprehur...
    Të tjera
    Sport25 Prill 2024
    Minutat e mbetur mes Udineses dhe Romës, u zhvilluan pas 11 ditësh, ku u shënua një gol dhe ndeshje u mbyll 2-1...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte këtë të enjte i ftuar në një intervistë për Euronews Albania, ku  tha se demokratët...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Anëtarët e mazhorancës në Komisionin Hetimor për Shërbimet Publike të Sterilizimit dhe ‘Check- up’ në Shëndetësi, vijuan mbledhjen e cila më herët...
    Lajme25 Prill 2024
    Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se kanë mbajtur një takim shumë të rëndësishëm në Parlamentin Evropian dhe...
    Lajme25 Prill 2024
    Të mërkurën janë mbajtur zgjedhjet për president të Maqedonisë së Veriut. Në garë ishin shtatë kandidatë për kryetarë të shtetit. Në fushatë...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, i hodhi poshtë pretendimet se bashkëshortja e tij është e përfshirë në korrupsion, por tha se po shqyrton...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.