×
  • Kronika
  • Kronika

    Paraburgim për katër persona që dyshohet se kanë kryer 14 vjedhje të rënda

    FrontOnline
    24 Janar 2021

    Gjykata Themelore në Ferizaj – Dega Kaçanik, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit L.B., B.G., A.H dhe Ç.L. shtetas të Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se në vazhdim dhe në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “vjedhje e rëndë”.

    “Ekziston dyshimi i bazuar mirë, se të pandehurit në vazhdimësi dhe në bashkëkryerje, kanë kryer katërmbëdhjetë (14) vjedhje të rënda, përkatësisht të pandehurit në vende dhe kohë të ndryshme kryesisht në shtëpi, lokale dhe ordinanca, pas marrëveshjeve paraprake në mes tyre, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore të kundërligjshme që vetës t’i sjellin dobi pasurore, me përdorimin e forcës dhe duke eliminuar pengesat, më 17.09.2020 kanë arritur të vjedhin një televizor “Samsung”, cigare në vlerë prej 300 euro dhe gjashtëdhjetë (60) euro para të metalta më datë 27.11.2020; tridhjetë (30) telefona të markave të ndryshme në vlerë prej dymijë (2.000) euro; më 24.12.2020 kanë arritur të vjedhin një çantë ngjyre e zezë me vlerë të pa përcaktuar nga i dëmtuari; një (1) sef të metaltë në vlerë prej pesëdhjetë (50) euro, një gotë në të cilën kanë qenë të vendosura 265 euro, më datë 09.01.2021; më 14.01.2021 kanë vjedhur sasi të llojeve të ndryshme re cigareve dhe një sef të metaltë ku brenda kane qenë të vendosura shuma prej 500 eurove; më 16.01.2021 kanë arritur të vjedhin një kompjuter thika dhe një palë këpuca në vlerë të pa përcaktuar; më 16.01.2021, kanë arritur të vjedhin një lap-top në vlerë prej 200 euro; më 28.12.2020 kanë vjedhur shumën e të hollave të metalta në vlerë prej 40-50 eurove si dhe në një tjetër rast shumën e të hollave të metalta 10-15 euro; më 05.01.2021 kanë arritur të vjedhin një sëpatë vlera e pa-përcaktuar nga i dëmtuari”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

    Të njëjtëve u është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaj./FrontOnline/

    Prince Espresso miku më i mirë i yjeve të Sunny Hill Festival
    Nga Rubrika
    Kronika24 Prill 2024
    Policia në Vushtrri ka arrestuar vozitësin serb – shtetas i Serbisë, i cili në gjendje të dehur, me veturën e tij me...
    Kronika24 Prill 2024
    Policia ka gjobitur shoferët që kanë drejtuar automjete të cilat janë të paregjistruara qe më shumë se 30 ditë. Ata janë gjobitur...
    Kronika24 Prill 2024
    Është arrestuar zyrtari i komunës në Ferizaj pasi dyshohet se duke keqpërdorur pozitën e tij, i kishte mundësuar një turkut të pajiset...
    Të tjera
    Lajme24 Prill 2024
    Para votimit në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në Beograd, sot u mbajt një panel diskutimi për rëndësinë e rezolutës së propozuar...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Dronët ukrainas i kanë goditur objektet e energjisë dhe karburantit në rajonin rus Smolensk, duke ua vënë zjarrin atyre, tha të mërkurën...
    Vip24 Prill 2024
    Ylli i TikTok, Eva Evans, krijuesja e serialit komik në internet “Club Rat”, ka vdekur në moshën 29-vjeçare. Ishte motra e saj,...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Zëdhënësi i MPB-së nga Maqedonia e Veriut, Toni Angellovski, ka informuar për rrjedhën e procesit zgjedhor që nga hapja e vendvotimeve. “Që...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Përfaqësuesja e OSBE-së në Maqedoni të Veriut, Gillian Stirk, pas vizitës në dy qendrave të votimit mëngjesin e sotëm, vlerësoi se fillimi...
    Lajme24 Prill 2024
    Pas dy ditësh e gjysmë dëshmi, ka përfunduar dëshminë dëshmitari i 55-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS), Ramiz Qeriqi në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.