×
  • Kronika
  • Kronika

    Para falso të metalta nga Maqedonia, Policia i bie në gjurmë dy të dyshuarve

    FrontOnline
    18 Janar 2021

    Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria kundër Krimit Ekonomik dhe Korrupsionit përmes njësitit në Ferizaj, përmes rrugëve inteligjente ka pranuar informacione se një person i dyshuar me iniciale (A.L.) është duke u marr me veprime kriminale, me falsifikim të parave të metalta të cilat dyshohet se i transporton nga Maqedonia e Veriut me veturën e tij (tipi i veturës i njohur për Policinë) dhe i sjell paratë në Kosovë.

    “Me datë 17.01.2021 rreth orës 11:00, Policia ka marr informata se personi i dyshuar, i apostrofuar më lart me iniciale (A.L.) e ka kaluar pikën kufitare Hani Elezit dhe hetuesit rajonal kundër krimeve ekonomike në Ferizaj kanë vepruar menjëherë në teren, kanë bashkërenduar veprimet operacionale me Policinë kufitare të Hanit të Elezit dhe në Glloboqicë është ndaluar personi i apostrofuar (A.L), së bashku me një person tjetër (SH.B.) që në këtë rast ishte vozitës i veturës ( tipi dhe targat e njohura për Policinë) pronë e A.L.

    Policia ka lokalizuar vozitësin dhe pronarin e veturës, dhe gjatë kontrollit është arrit të gjendet vendi i fshehur (pjesa e llamarinës ku e mban ulësen e prapme të pasagjerëve-ana djathtë, e cila ishte prerë fillimisht) shumën e parave të metalta të mbështjella në letër dhe të izoluara, ku një mbështjellës përmbante gjithsej 100 monedha metali, të gjitha nga 2€, ku gjithsej ishin katër dhjete (40) paketime dhe shuma e përgjithshme e tyre ishte tetë mijë (8000) Euro.

    Po ashtu gjatë kontrollimit të veturës, në hapësirën që gjendet mes dy karrigeve të shoferit dhe pasagjerit janë gjetur edhe kartëmonedha të letrës, po ashtu të fshehura me pjesë të tepihut dhe disa gjërave tjera, ku aty ishin: 1X500€; 11X100€ dhe 28X50€- gjithsej tre mijë (3000)Euro, ndërsa në portofolin e të dyshuarit (A.L.) janë gjetur: 12X50€; 1X20€ dhe 1X5€. (Kontrolle edhe më të detajuara të veturës do të kryhen në proces)”, njofton policia.

    “Pas kryerjes së procedurave në pikën kufitare Glloboqicë, çdo herë në bashkëpunim me Prokurorin kujdestar, të dyshuarit në fjalë janë sjellë në stacionin Policor në Ferizaj për tu intervistuar në cilësinë e të dyshuarve, në praninë e avokatëve mbrojtës dhe pas intervistimit me Aktvendim të Prokurorit të Shtetit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj dy të dyshuarve iu është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh, për procedura të mëtejme ligjore”, përfundon njoftimi i PK-së.

    Përmes investimeve, KEDS iu ofron rreth 10 mijë banorëve të Vitisë stabilitet energjetik
    Nga Rubrika
    Kronika28 Mars 2024
    Policia e Kosovës ka kontrolluar dje shtëpinë e një ish-pjesëtari të Policisë së Kosovës në Zubin Potok. Tek i njëjti policia ka...
    Kronika28 Mars 2024
    Është dërguar në mbajtje njëri nga personat që ishte duke u trajtuar në QKUK, si pasojë e plagosjes me armë zjarri të...
    Kronika28 Mars 2024
    Dy persona janë gjetur të vdekur në Prishtinë, në dy raste të ndara. Në rastin e parë, një grua ka njoftuar policinë...
    Të tjera
    Lajme28 Mars 2024
    Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj nga sot lëshon në qarkullim të rregullt postar emisionin e ri të pullave postare “Fauna...
    Lajme28 Mars 2024
    Persona të panjohur kanë shtënë mbrëmë me armë zjarri në Prishtinë. Kjo është konfirmuar nga Policia e Kosovës. Në vendngjarje ata kanë...
    Lajme28 Mars 2024
    Kryeministri i vendit, Albin Kurti sot ka bërë homazhe te varrezat e anëtarëve të vrarë të familjeve Bogujevci, Duriqi dhe Llugaliu, në...
    Kronika28 Mars 2024
    Policia e Kosovës ka kontrolluar dje shtëpinë e një ish-pjesëtari të Policisë së Kosovës në Zubin Potok. Tek i njëjti policia ka...
    Kronika28 Mars 2024
    Është dërguar në mbajtje njëri nga personat që ishte duke u trajtuar në QKUK, si pasojë e plagosjes me armë zjarri të...
    Kronika28 Mars 2024
    Dy persona janë gjetur të vdekur në Prishtinë, në dy raste të ndara. Në rastin e parë, një grua ka njoftuar policinë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.