Papa Françesku ka thënë të dielën se ndihet i lënduar nga vendimi i Turqisë për ta shndërruar muzeun “Hagia Sophia” në Stamboll në xhami. Këtë vendim e kanë dënuar edhe disa prijës të tjerë fetarë.
“Mendimet e mia shkojnë në Stamboll. Mendoj për Santa Sophia-n dhe ndiej shumë dhimbje”, tha Papa Françesku gjatë fjalimit javor, të mbajtur në Sheshin “Shën Pjetri”, shkruan “Reuters”, transmeton Gazeta Express.
Presidenti turk, Rexhep Erdogan, ka thënë se lutjet e para në “Hagia Sophia” do të bëhen më 24 korrik, pasi e shpalli xhami monumentin e lashtë edhe një herë pas një vendimi të gjykatës, me të cilën objektit i largohej statusi i muzeut.
Ndryshe, Këshilli Botëror i Kishave i ka bërë thirrje Erdoganit që ta tërheqë vendimin e tij, ndërsa patriarku Bartolomeu, udhëheqësi botëror i ortodoksëve, e cilësoi këtë vendim si dëshpërues.
Kreu i shtetit turk ka deklaruar se objekti i vjetër 1,500 vjet, që dikur ishte katedrale, do të mbetet i hapur për myslimanët, të krishterët dhe të huajt.
Ai shtoi se Turqia e ka ushtruar të drejtën e saj sovrane për shndërrimin e objektit në xhami dhe kritikat për këtë vendim do t’i interpretojë si sulme ndaj pavarësisë së shtetit.

Të tjera
-
17:12 | 07 Janar 2021
-
17:06 | 07 Janar 2021
-
17:03 | 07 Janar 2021
-
16:57 | 07 Janar 2021
-
16:57 | 07 Janar 2021
-
16:55 | 07 Janar 2021
-
16:54 | 07 Janar 2021
-
16:52 | 07 Janar 2021
-
16:39 | 07 Janar 2021
-
Bota/RajoniItalia e para në BE, Izraeli i pari në botë…16:37 | 07 Janar 2021
-
16:33 | 07 Janar 2021
-
16:33 | 07 Janar 2021