×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Papa pranon audiencë për herë të parë pas izolimit, falënderon mjekët italianë

    FrontOnline
    20 Qershor 2020

    Papa Françesku të shtunën e ka mbajtur fjalimin e parë me persona të pranishëm fizikisht para tij që prej kohës kur Italia i ka larguar masat e izolimit. Ai ia kushtoi fjalimin punëtorëve shëndetësorë nga rajoni italian që është prekur më së shumti nga koronavirusi.

    “Ju ishit një ndër shtyllat mbështetëse të tërë vendit”, tha ai para mjekëve dhe infermierëve të rajonit të Lombardisë, të cilët ishin mbledhur në sallën Clementine të Vatikanit, që nuk është përdorur për disa muaj për shkak të krizës.

    “Për ju që jeni këtu dhe për kolegët tuaj në mbarë Italinë shkojnë falënderimet e mia të sinqerta dhe vlerësimi im dhe e di shumë mirë se jam duke i paraqitur mendimet e secilit”, tha Papa Françesku.

    Ai i falënderoi punëtorët shëndetësorë, të cilët i quajti engjëj, duke e përmendur faktin se ata ua kanë huazuar telefonat pacientëve që po vdisnin që të kishin mundësi t’ia jepnin lamtumirën e fundit të dashurve të tyre, shkruan “Reuters”, transmeton Gazeta Express.

    Italia iu kthye normalitetit relative më 3 qershor, kur italianëve iu mundësua udhëtimi nëpër rajone të ndryshme. Megjithatë, rregullat për distancim social në vende publike dhe për vendosje të maskave janë ende në fuqi.

    Rreth 35,000 njerëz në Itali kanë vdekur nga koronavirusi. Ky shtet është i katërti në botë sa i përket numrit të viktimave dhe ndodhet pas Shteteve të Bashkuara, Brazilit dhe Britanisë.

    Artani paralajmëron Xhulin: Ruaju!
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni23 Shtator 2023
    Kreu i ushtrisë sudane deklaroi se është i gatshëm të bisedojë me komandantin e forcave rebele, me të cilin po lufton për...
    Bota/Rajoni23 Shtator 2023
    Presidenti amerikan Joe Biden, planifikon t’i japë Ukrainës raketa të avancuara me rreze të gjata për të ndihmuar Kievin në kundërofensivë të...
    Bota/Rajoni23 Shtator 2023
    “Sanksionet e reja kundër Rusisë nuk janë të nevojshme, sepse ato i shkaktojnë më shumë dëm Evropës sesa Rusisë”. Kështu u shpreh...
    Të tjera
    Bota/Rajoni23 Shtator 2023
    Presidenti amerikan Joe Biden, planifikon t’i japë Ukrainës raketa të avancuara me rreze të gjata për të ndihmuar Kievin në kundërofensivë të...
    Kronika23 Shtator 2023
    Është grabitur një punëtor i një poste të shpejtë në Pejë, i cili ka raportuar se i është vjedhur çanta me rreth...
    Kronika23 Shtator 2023
    Dy vajza të mitura janë rrahur nga dy të tjera në fshatin Kovragë të Istogut. Policia ka bërë të ditur se sipas...
    Sport23 Shtator 2023
    Matthijs De Ligt është në një situatë shumë të rëndë, pasi ka humbur vendin e titullarit te Bayern Munich. Trajneri i bavarezëve,...
    Kronika23 Shtator 2023
    Është arrestuar një person në Pejë, pasi i njëjti dyshohet se ka ushtruar dhunë psiqike ndaj babait të tij. Policia ka bërë...
    Kronika23 Shtator 2023
    Është arrestuar një grua në Ferizaj, pasi e njëjta e kishte sulmuar një zyrtare policore e cila ishte duke u marrë me...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.