[wp-story]

Bota/Rajoni

Papa pa besimtarë për Krishtlindje

Papa pa besimtarë për Krishtlindje
23:19 | 26 Tetor 2020

Kreu i Kishës Katolike Romake, Papa Françesku, do të shërbejë meshën për Krishtlindje në Vatikan pa praninë e besimtarëve, ashtu si kaloi Pashkët gjatë karantinës për shkak të virusit korona, njoftoi sot agjencia e lajmeve CNA.

Vatikani njoftoi se ceremonitë për Krishtlindje do të jenë të një “karakteri privat”, pa praninë e besimtarëve dhe trupit diplomatik, dhe se gjithçka do të jetë në internet.

Dhjetori është tradicionalisht muaji në të cilin meshat tërheqin mijëra besimtarë në Romë.

Papa 83-vjeçar duhej të hiqte dorë nga afrimi me besimtarët në pranverë, si dhe nga udhëtimet jashtë vendit dhe ceremonitë e shumta.

Më shumë se 37.000 njerëz kanë vdekur në Itali që nga fillimi i epidemisë së virusit korona.

Bonus dhe Premium Kartela të cilat po i ofron Petrol Company, kartelat më të kërkuara nga klientët

Të tjera