×
  • Lajme
  • Lajme

    Papa Leoni XIV takon përfaqësuesit e SHBA-së, JD Vance dhe Marco Rubio

    FrontOnline
    19 Maj 2025

    Papa Leoni XIV mbajti një takim privat me Zëvendëspresidentin e SHBA-së JD Vance dhe Sekretarin e Shtetit Marco Rubio të hënën, bëri me dije Zyra e Shtypit e Selisë së Shenjtë.

    Takim i cili erdhi një ditë pasi ceremonisë së inaugurimit të papës së ri me prejardhje amerikane nga ku morën pjesë edhe dy përfaqësuesit e SHBA-së.

    Në një deklaratë, nga Selia e Shenjtë u tha se të dyja palët kishin shprehur kënaqësi me marrëdhëniet midis SHBA-së dhe Vatikanit gjatë bisedimeve ballë për ballë të hënën. Midis tyre u diskutua mbi lirinë fetare dhe bashkëpunimi midis kishës dhe shtetit, ku mori pjesë edhe Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio.

    “Së fundmi, pati një shkëmbim pikëpamjesh mbi çështjet aktuale ndërkombëtare me një thirrje të përbashkët për respektimin e ligjit humanitar dhe ndërkombëtar në zonat e konfliktit, si dhe mbështetje për zgjidhje të negociuara midis palëve të përfshira” thuhej në deklaratë.

    Audienca papale zgjati 45 minuta, tha zëdhënësi i Vance. Ajo u zhvillua me dyer të mbyllura pa praninë e gazetarëve.

    Pas audiencës private me Papën e lindur në Amerikë, Z. Vance u takua me Kryepeshkopin Paul Richard Gallagher, Sekretar për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Organizatat Ndërkombëtare.

    Të dielën, Vance tha se Shtetet e Bashkuara ishin “shumë krenare” për papën e lindur në Çikago. “Sigurisht që lutjet tona shkojnë me të ndërsa ai fillon këtë punë shumë të rëndësishme”, tha zëvendëspresidenti.

    Nga Rubrika
    Lajme19 Korrik 2025
    Teuta, bija e Presidentit historik Ibrahim Rugova, do të martohet javën që vjen. Ajo do të kurorëzohet në Katedralën Nënë Tereza në...
    Lajme19 Korrik 2025
    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy person E.H 44-vjeçar dhe S.M, 39-vjeçare për vjedhje të rëndë në një kioskë...
    Lajme19 Korrik 2025
    “Po duket që Limaj po e lyp diçka që nuk mundet pas, e Kurti po e lyp ndonjë justifikim të ri.” – Kështu...
    Të tjera
    Bota/Rajoni19 Korrik 2025
    Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha sot se Kievi i ka dërguar Moskës një ofertë për të mbajtur një raund tjetër bisedimesh...
    Bota/Rajoni19 Korrik 2025
    Andy Byron, drejtori ekzekutiv i kompanisë teknologjike “Astronomer” me seli në Nju Jork, ka dhënë dorëheqjen nga roli i tij pasi u...
    Lajme19 Korrik 2025
    Brenda më pak se dhjetë ditësh, dy nga institucionet më të mëdha financiare ndërkombëtare – Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar –...
    Bota/Rajoni19 Korrik 2025
    Policia e Shtetit zbuloi në komunën e Vorës, pjesë e Bashkisë së Tiranës, një magazinë ku falsifikoheshin etiketat e skadencës së produkteve...
    Lajme19 Korrik 2025
    Partia Guxo ka prezantuar zyrtarisht kandidatin që do të jetë bartës i listës në komunën e Gjilanit, në zgjedhjet lokal të 12...
    Lajme19 Korrik 2025
    Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Albin Kurti, sonte në Prizren ka prezantuar publikisht kandidatin e partisë së tij për kryetar komune. Në...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.