×
  • Lajme
  • Lajme

    Pandemia shkaktoi humbje rreth 54 milionë euro në Komunën e Rahovecit

    FrontOnline
    19 Dhjetor 2020

    Situata me COVID-19 në komunën e Rahovecit është nën kontroll edhe përkundër numrit të madh të rasteve që ende janë aktive me virus në këtë komunë.

    Por krahas shëndetit publik, kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi thotë se pandemia COVID-19 kësaj komune i ka sjell humbje të të hyrave për rreth 54 milionë euro.

    Kreu i Rahovecit thotë se bashkëqytetarët e tij janë ndërgjegjësuar dhe po i respektojnë masat dhe vendimet e ndërmarra nga Qeveria e Kosovës me qëllim të parandalimit të përhapjes së COVID-19.

    “Qytetarët e komunës së Rahovecit e kanë kuptuar që respektimi i masave dhe i rekomandimeve të IKSHP-së dhe profesionistëve shëndetësor por edhe i masave të Qeverisës ë Kosovës është ngritur vetëdija dhe lartësuar ndërgjegjja dhe besoj që e kanë kuptuar që respektimi i këtyre masave është i domosdoshëm dhe është mundësi reale që të krijohen mekanizma mbrojtëse për ta marr virusin dikush e për më tepër mekanizma mbrojtës për ta parandaluar përhapjen”, theksoi i pari i Rahovecit.

    Latifi duke iu referuar një raporti të një kompanie konsulente thotë se Rahoveci ka pësuar humbje në të hyra nga fillimi i pandemisë për rreth 54 milionë euro.

    “Komuna e Rahovecit prej fillimit të pandemisë e deri më datën 31 dhjetor sipas një përllogaritje profesionale por themi ka pësuar humbje diku rreth 54 milionë euro. Paramendoni sa humbjen të mëdha ka pësuar një komunë e nivelit të mesëm”, tha ai.

    Ai në një intervistë për KosovaPress, ka folur edhe për ndihma që u kanë ofruar bizneseve të cilat janë dëmtuar nga COVID-19.

    I pari i Rahovecit thotë se prodhuesit që pësuan humbje i kanë ndihmuar përmes granteve dhe subvencioneve të ndryshme.

    “Në mars-prill dhe maj me propozimin tim si kryetar Kuvendi i komunës ka miratuar lehtësira për bizneset ka hequr taksën komunale dhe taksën e qirave, dhe po ashtu edh enjë propozim vendim timin për tetor, nëntor, dhjetor e ka miratuar Kuvendi i komunës që ka rrethana lehtësuese për bizneset që jemi të informuar dhe jemi të vetëdijshëm se kanë pësuar humbje evidente gjatë pandemisë .ne kemi krijuar edhe lehtësira përmes përkrahjes direkte që u kemi bërë bizneseve përmes granteve të vogla, subvencioneve apo përmes thirrjeve të ndryshme në të cilat kanë aplikuar bizneset prodhuesit dhe ne i kemi ndihmuar me kapacitet tona si komunë“, u shpreh ai.

    E për të gjithë rahovecasit që janë të prekur me koronavirus dhe kanë nevojë për trajtim mjekësor, Latifi thotë se ato po ofron për qytetarët. Ai thotë se Qendrat e Mjekësive Familjare i kanë mirë të furnizuara me barna nga lista esenciale. Por thotë se edhe stafi mjekësor në këtë komunë nuk ka shpëtuar pa u infektua.

    “Personelin shëndetësor e kemi të organizuar jashtëzakonisht mirë është funksional dhe janë të angazhuar. Kemi një rrjet të mirë të Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare bashkë me QMF-të dhe AMF-të nëpër lokalitete. furnizimi me barna esenciale është i mirë furnizimi me materiale mbrojtëse ndaj COVID-19 është i mirë me maska me dezinfektues dhe materiale tjera mbrojtëse. Personeli shëndetësor e ka prekur disa punëtorë shëndetësor”, tha Latifi.

    8 Marsi në Park Hotel & Spa – Që t’i të ndjehesh si Mbretëreshë ….
    Nga Rubrika
    Lajme10 Shtator 2024
    Zyrtari i arsimit në Komunën e  Kaçanikut , Gafurr Guri, ka deklaruar për portalin Front Online se ka pasur vështirësi të shumta...
    Lajme10 Shtator 2024
    Raporti për vlerësimin mbi performancën e Kuvendit të Kosovës, gjatë sesionit pranveror janar-korrik 2024, do të shpaloset sot. Këtë pritet ta bëjë...
    Lajme10 Shtator 2024
    Përkundër deklarimeve të ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci, se fillimi i vitit të ri shkollor ka nisur pa probleme sa i përket...
    Të tjera
    Lajme09 Shtator 2024
    Njohësi i çështjeve politike, Visar Ymeri, ka thënë se presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti duhet t’ia shpjegojnë qytetarëve se pse...
    Sport09 Shtator 2024
    Franca ka shënuar fitore ndaj Belgjikës, derisa Italia me mund arkëtoi pikët e plota në udhëtim te Izraeli. Sfida më interesant ishte...
    Bota/Rajoni09 Shtator 2024
    Pas vitesh pritje, në muajin tetor të 2024, Shqipëria pritet të nisë diskutimet për kapitullin e parë të anëtarësimit në BE, atë...
    Lajme09 Shtator 2024
    Shfaqje e përplasje që i shërbejnë fushatës zgjedhore, pritet të ketë në muajt e ardhshëm, që janë edhe të fundit për këtë...
    Lajme09 Shtator 2024
    Deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi, ka thënë se kryeministri i Kosovës Albin Kurit, më gjatë flet për Ivanovoqin...
    Lajme09 Shtator 2024
    Ushtarë amerikanë të KFOR-it, janë parë sot në veri të vendit, duke kryer patrullime brenda komunës së Leposaviqit. Në njoftimin e lëshuar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.