×
  • Lajme
  • Lajme

    Pandemia dhe fushatat sensibilizuese ndikuan në uljen e numrit të aksidenteve

    FrontOnline
    21 Dhjetor 2020

    Masat kufizuese për lëvizjen e qytetarëve në kohë pandemie, duket se kanë luajtur rol në rënien e numrit të aksidenteve në trafik, e këtë e tregon edhe përqindja e aksidenteve që ka ndodhur gjatë këtij viti krahasuar me vitin e kaluar.

    Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, në një intervistë për KosovaPress, ka thënë se numri i aksidenteve që kanë ndodhur gjatë 11 muajve të parë të këtij viti, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ka shënuar rënie, përfshirë edhe aksidentet me fatalitet që ishin rreth 30 përqind më pak se sa vitin e kaluar.

    Ai gjithashtu thotë se edhe numri i gjobave, krahasuar me vitin e kaluar, është më i vogël.

    Kelani: Numri i aksidenteve me fatalitet ka pasur rënie për 25.5 përqind

    “Në përgjithësi numri i aksidenteve, përfshirë numrin e përgjithshëm, përfshirë numrin e aksidenteve me pasoja fatale, përfshirë edhe numrin e aksidenteve me dëme apo me të lënduar, fatmirësisht ka ulje. Nëse i referohemi aksidenteve me fatalitet, ka ulje për 25.5 përqind, nëse i referohemi aksidenteve me persona që kanë humbur jetën në këto aksidente me pasoja fatale, diku ka rënie nga 103 persona në 72 persona apo 30.1 përqind më pak të personave që kanë humbur jetën në këtë përudhë kohore 11 mujore, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar”, ka thënë Kelani.

    Ai thotë se për rënien e numrit të aksidenteve dhe gjobave, rol ka luajtur edhe kufizimi i lëvizjes së qytetarëve gjatë kohës së pandemisë.

    Kelani: Rol kanë luajtur edhe masat kufizuese gjatë kohës së pandemisë

    “Ka rënie edhe të aksidenteve me lëndime, por edhe të aksidenteve me dëme materiale. Ajo çka është në interes të thuhet se edhe shqiptimi i gjobave ka një rënie për 17.45 përqind në shqiptim të kundërvajtjeve në trafik. Kjo ka bërë që për shkak të pandemisë, kanë qenë të kufizuara lëvizjet, qytetarët kanë qenë në numër më të vogël në trafik dhe kjo mund të merret edhe si anë pozitive në pjesën e rezultateve”, ka thënë Kelani.

    Kelani ka thënë se edhe planifikimet operacionale por edhe prezenca policore dhe fushatat e ndryshme senzibilizuese, kanë ndikuar që të ketë një rezultat më të vogël të aksidenteve në trafik.

    Edoni i shokuar teksa Lugati i tregon diçka për Artanin
    Nga Rubrika
    Lajme23 Prill 2024
    Pas publikimit të këtij raporti për Front Online e ka komentuar drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj. Miftaraj...
    Lajme23 Prill 2024
    Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, teksa ka folur për rëndësinë e paraqitjeve në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, ka...
    Lajme23 Prill 2024
    Brukseli ia ka vënë Beogradit një dilemë: Ose ndaloni pengimin e futjes së Kosovës në organizatat kryesore ndërkombëtare ose aspiratat e saj...
    Të tjera
    Sport23 Prill 2024
    Unai Emery, trajneri i Aston Villas, ka qetësuar zërat e spekulimeve që e kanë lidhur atë me një kalim të mundshëm te...
    Lajme23 Prill 2024
    Profesori i ekonomisë dhe ish-deputeti Muhamet Mustafa, e ka komentuar vendimin e Parlamentit Evropian që serbëve të Kosovës të cilët kanë pasaporta...
    Lajme23 Prill 2024
    Në raportin e Departamentit të Shtetit për të Drejtat e Njeriut për Kosovën për vitin 2023 është thënë se Kosova ka probleme...
    Vip23 Prill 2024
    Këngëtari i njohur, Albatrit Muqiqi tashmë e ka gati projektin e ri muzikor. Kjo është bërë e ditur përmes një postimi në...
    Bota/Rajoni23 Prill 2024
    Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi ka reaguar mbi raportin e DASh-it duke vënë në pah pikat e theksuara nga...
    Sport23 Prill 2024
    Interi është kampioni më i ri i Serie A, duke fituar titullin e 20-të pesë javë para përfundimit të kampionatit. “Nerazzurët” mposhtën...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.