×
  • Lajme
  • Lajme

    Pandemia dëmtoi shumë Byronë Kosovare të Sigurimit

    FrontOnline
    25 Tetor 2020

    Ushtruesi i detyrës i drejtorit të Byrosë Kosovare të Sigurimeve (BKS), Sami Mazreku, ka thënë se është shënuar rënie e të hyrave si pasojë e reduktimit të lëvizjes së automjeteve, por edhe nga vendimi për zbritje të policave prej 35 përqindësh.

    “Përpos që të hyrat kanë rënë si pasojë e reduktimit të lëvizjes, të hyrat kanë rënë edhe nga vendimi për zbritje të policave prej 35 përqindësh me vendimin e qeverisë për mbulim të tyre deri në fund të këtij viti. Po ashtu, te pagesa e faturave nga ana e qeverisë ka vonesa të pagesës së mjeteve dhe kjo drejtpërdrejt është duke ndikuar në punën e Byrosë”, ka thënë Mazreku në një intervistë dhënë gazetës “Epoka e re”.

    Ai ka treguar se te pagesa e faturave nga ana e qeverisë është duke pasur vonesa të pagesës së mjeteve, gjë që kjo po ndikon drejtpërdrejt edhe në punën e Byrosë Kosovare të Sigurimeve. Mazreku ka thënë se ka një plan dinamik të punës në krye të këtij institucioni ku, sipas tij, implementimi i këtij plani do të nisë në ditët në vijim. “Reformimi i Byrosë është prioritet kryesor imi por, siç e thashë edhe në përgjigjen paraprake, në ditët dhe muajt në vijim ne do ta zbatojmë planin e hartuar.

    Atualsht Byroja nuk është në gjendje të mirë financiare, pasi që nga muaji mars i këtij viti, kur janë shfaqur edhe te ne rastet e para me Covid-19, shitja e policave thuajse ka rënë tërësisht. Një situatë e tillë ka vazhdar edhe në muajt pasues”, ka deklaruar Mazreku. Ai ka thënë se numri shumë i madh i automjeteve të pasiguruara është shndërruar në kancer të sektorit të sigurimeve. “Aktualisht llogaritet se numri i automjeteve të paregjistruara është më shumë se 150 mijë dhe dëmet që shkaktojnë këto automjete janë shumë të mëdha”, ka thënë ushtruesi i detyrës i drejtorit të Byrosë Kosovare të Sigurimeve (BKS), Sami Mazreku.

    “Epoka e re”: Z. Mazreku, tani jeni në krye të Byrosë Kosovare të Sigurimeve si ushtrues i drejtorit. Çfarë hapash janë shënuar nga ardhja juaj në Byro?

    Mazreku: Më 1 tetor të këtij viti, me vendim të Asamblesë së Përgjithshme jam emëruar ushtrues i detyrës së drejtorit të Byrosë Kosovare të Sigurimeve. Pasi që bëhet fjalë për një kohë të shkurtër prej kur unë kam marrë këtë mandat, ende nuk kam arritur ta kem një pasqyrë të saktë për gjendjen në këtë institucion. Si do që të jetë, unë kam hartuar një plan shumë dinamik të punës i cili do të implementohet në ditët dhe në muajt në vijim. Si në asnjë institucion tjetër, Covid-19 ka dëmtuar rëndë sektorin e sigurimeve, edhe Byronë Kosovare të Sigurimeve. Sipas të dhënave që kemi, shitja e policave ka rënë shumë.

    “Epoka e re”: Çfarë prioritetesh keni sa i përket këtij sektori?

    Mazreku: Reformimi i Byrosë është prioriteti im kryesor por,siç e thashë edhe në përgjigjen paraprake, në ditët dhe muajt në vijim ne do ta zbatojmë planin e hartuar. Aktualisht Byroja nuk është në gjendje të mirë financiare, pasi që nga muaji mars i këtij viti kur janë shfaqur edhe te ne rastet e para me Covid-19, shitja e policave thuajse ka rënë tërësisht. Një situatë e tillë ka vazhdar edhe në muajt pasues.

    “Epoka e re”: Cila është pasqyra në BKS sa iu përket të hyrave marrë parasysh që policat e sigurimeve u mbuluan nga qeveria deri në fund të këtij viti?

    Mazreku: Përpos që të hyrat kanë rënë si pasojë e reduktimit të lëvizjes, të hyrat kanë rënë edhe nga vendimi për zbritje të policave prej 35–përqindësh me vendimin e qeverisë për mbulim të tyre deri në fund të këtij viti. Po ashtu, te pagesa e faturave nga ana e qeverisë po ka vonesa të pagesës së mjeteve dhe kjo drejtpërdrejt është duke ndikuar në punën e Byrosë. Ta zëmë, kur bëhet pagesa, qeveria bazohet në numrin e automjeteve që blejnë polica drejt në pika kufitare, por mos të harrojmë një numër i konsiderueshëm i qytetarëve, përpos që blejnë policë në pikë kufitare, kur t’i skadojë ajo, ata e vazhdojnë atë në zyrat e Byrosë. Që nënkupton se nuk kalojnë nëpër pikat kufitare, pra nëpër kamerat e sigurisë në pikat kufitare, gjë që mund të shkaktojë mospërputhje të numrave të Ministrisë së Punëve të Brendshme me të dhënat tona reale, e që po shkakton probleme dhe vonesa në pagesa të mjeteve.

    “Epoka e re”: Na tregoni për sfidat e tjera me të cilat po përballet BKS-ja?

    Mazreku: Rënia e të hyrave aktualisht është sfida kryesore me të cilën po përballemi aktualisht, por shpresojmë për përfundim sa më të shpejtë të pandemisë dhe kthim të jetës normale.

    “Epoka e re”: Është potencuar disa herë si problematik numri i lartë i automjeteve të paregjistruara, si pengesë për anëtarësim në Kartonin e Gjelbër. A keni ndonjë plan konkret se si të bjerë ky numër?

    Mazreku: Numri shumë i madh i automjeteve të pasiguruara,siç e kam thënë edhe shumë herë më parë, është shndërruar në kancer të sektorit të sigurimeve. Aktualisht llogaritet se numri i automjeteve të paregjistruara është më shumë se 150 mijë dhe dëmet që shkaktojnë këto automjete janë shumë të mëdha. Në bazë të ligjit qytetarët që janë të dëmtuar nga këto automjete duhet të kompensohen nga Byroja, e në anën tjetërrimbursimi i këtyre mjeteve që qytetarët kanë shkaktuar dëme është shumë i vështirë.

    “Epoka e re”: Marrë parasysh rrethanat aktuale, kur pritet të anëtarësohemi në Kartonin e Gjelbër? Dhe a jeni në bisedime me ndonjë shtet që mund të garantojë për Kosovën?

    Mazreku: Qëllimi i të gjithëve është anëtarësimi i Kosovës në Byronë e Kartonit të Gjelbër, por për të arritur deri këtu kemi shumë punë para vetes. Besoj se me një angazhim të madh do të arrijmë të jemi pjesë e këtij institucioni.

    “Devolli Corporation” shpallet Punëdhënësi, Eksportuesi dhe Tatimpaguesi i vitit 2023, e vetmja korporatë që rrëmben tri çmimet e OEK
    Nga Rubrika
    Lajme29 Mars 2024
    Presidentja Vjosa Osmani ka falënderuar të gjithë ata që po e përkrahin Kosovën në procesin e anëtarësimit në Këshillin e Europës. Ajo...
    Lajme29 Mars 2024
    Ministri i Mbrojtjes i Italisë, Guido Crosetto, pas takimit me homologun kosovar, Ejup Maqedonci në Prishtinë, ka deklaruar se stabiliteti i Ballkanit...
    Lajme29 Mars 2024
    Ka dështuar të mbahet seanca e së premtes shkaku se ka munguar e pandehura Haxhere Berisha, e cila akuzohet bashkë me nëntë...
    Të tjera
    Lajme29 Mars 2024
    Tri seanca plenare do të mbahen në javën e ardhshme në Kuvendin e Kosovës. Kështu ka bërë të ditur shefja e grupit...
    Lajme29 Mars 2024
    Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, po intervistohet nga Prokuroria e Speciale në Prishtinë. Sipas RTK-së, Berishaj gjendet në Prokurorinë Speciale...
    Lajme29 Mars 2024
    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës gjatë mbikëqyrjes permanente të situatës epidemiologjike në vend ka konstatuar një rritje të lehtë të...
    Lajme29 Mars 2024
    Shefi i grupit parlamentar i LDK-së, Arben Gashi, konsideron se sot është njëra ndër ditët më të këqija të parlamentarizmit në Kosovë....
    Sport29 Mars 2024
    Organizatori i Kampionatit Evropian, UEFA tha të enjten se do të dëgjojë trajnerët e ekipeve kombëtare nëse duan të zgjerojnë numrin e...
    Lajme29 Mars 2024
    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka pritur në takim homologun e tij italian, Guido Crosetton, i cili është duke qëndruar për vizitë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.