×
  • Lajme
  • Lajme

    Pandemia: 130 milionë njerëz më shumë në botë nuk kanë ushqim të mjaftueshëm

    FrontOnline
    07 Shkurt 2021

    Në vitin 2021, varfëria do të rritet në nivele që nuk janë parë kurrë prej një dekade dhe qeveritë do të përpiqen t’i përgjigjen kësaj krize.Banka Botërore parashikon se pandemia COVID-19 do të rrisë me deri në 150 milionë numrin e njerëzve ekstremisht të varfër, që jetojnë me më pak se 1.90 dollarë në ditë.Nga viti 1990 deri në 2019, numri i tyre ra nga 36 për qind e popullsisë së botës në 8 për qind. Tani, ai është duke u rritur për herë të parë që nga viti 1998.

    OKB thotë se 240 milionë deri 490 milionë njerëz në 70 vende do të mbeten në “varfëri shumëdimensionale”, që përfshin mungesën e strehimit bazë ose fëmijë të uritur.

    Pjesa më e madhe e të varfërve të rinj do të jenë në Azinë Jugore dhe Afrikën Nënsahariane. Të varfrit e qytetit do të jenë në gjendje më të vështirë se të varfrit në zonat rurale, sepse ata nuk mund ta sigurojnë vetë ushqimin dhe kanë tendencën të punojnë në sektorë informal që nuk janë rimëkëmbur shpejt nga pandemia.Shumë personave iu mbaruan kursimet në vitin 2020. Pjesëtarët e familjes jashtë vendit ndalën së dërguari para.

    Shumë njerëz shitën sende vetjake me vlerë, si bizhuteri. Miliona do të kthehen në fshatrat e tyre. Shumë fëmijë do të lënë shkollën për të punuar.Programi Botëror i Ushqimit i OKB-së parashikon se uria akute do të dyfishohet deri në fund të vitit 2020: 130 milionë njerëz më shumë nuk do të kenë ushqim të mjaftueshëm. Pasojat afatgjata do të jenë të tmerrshme, veçanërisht për fëmijët e vegjël, rritja fizike dhe zhvillimi mendor i të cilëve do të vonohen. Ndërprerja e kujdesit shëndetësor nga pandemia do të thotë se më shumë nëna do të vdesin gjatë lindjes dhe më shumë njerëz do të vdesin nga sëmundje kronike, si diabeti dhe sëmundje të parandalueshme si malaria, në vitin 2021.

    E gjithë kjo vuajtje do të përkeqësojë paqëndrueshmërinë politike dhe trazirat shoqërore. Shtetet e brishta në prag të konflikteve të armatosura, do të përjetojnë përleshje. Disa mund të përshkallëzojnë në luftë civile. Rritja e pabarazisë dhe zhgënjimi në masë mund të çojë në protesta. Dhe në një kohë kur pothuajse çdo shtet po përballet me krizat e veta brenda vendit, përpjekjet për të ndihmuar kombet më të rrezikuara do të jenë të kufizuara. Në hijen e pandemisë, murtaja e varfërisë do të përhapet edhe më tej. /Monitor/

    “Petrol Company” në natën e “Kurban Bajramit” e bën me shtëpi të re familjen nga Skenderaj
    Nga Rubrika
    Lajme28 Mars 2024
    Policia e Kosovës ka gjobitur dy vozitës, të cilët po garonin me vetura në rrugën Prishtinë – Mitrovicë. PK ka bërë të...
    Lajme28 Mars 2024
    Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka njoftuar se kanë ndarë tetë milionë euro në 11 komuna të Kosovës. Krasniqi...
    Lajme28 Mars 2024
    Policët të mbështetur edhe nga Njësia e Reagimit të Shpejtë në Ferizaj kanë arritur ta arrestojnë personin e kërkuar, i moshës 38...
    Të tjera
    Lajme28 Mars 2024
    Prishtina dy net më parë u trondit nga një ngjarje e rëndë që ka ndodhur në rrugën ‘Jeronim De Rada’, ku si...
    Lajme28 Mars 2024
    Megjithë propozimet që u bënë të hënën nga Kosova e Serbia për dinarin, nuk u arrit asnjë dakordim. Sipas Kryenegociatorit të Kosovës,...
    Lajme28 Mars 2024
    Sot do të mblidhet Komisioni parlamentar për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale. Ata do të diskutojnë rreth organizimit të një tryeze për shëndetin...
    Lajme28 Mars 2024
    Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot seancë të jashtëzakonshme. Seanca do të mbahet për themelimin e Komisionit Hetimor Parlamentar për procedurat...
    Bota/Rajoni28 Mars 2024
    Ka ndërruar jetë sot në moshën 82-vjeçare ish-senatori amerikan, Joe Lieberman, i cili para gati dy dekadave kishte vizituar Kosovën. Ai ishte...
    Lajme27 Mars 2024
    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka treguar se fondi për blerjen e sistemit anti-tank “Javelin”, është fond shtesë i ndarë nga qeveria....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.