[wp-story]

Lajme

PAN pa asnjë anëtar në KQZ, a mund të këtë zgjedhje?

PAN pa asnjë anëtar në KQZ, a mund të këtë zgjedhje?
15:30 | 22 Korrik 2019

Në kohën kur janë shtuar zërat dhe mundësia për zgjedhje të jashtëzakonshme pas dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj, në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) disa nga partitë parlamentare ende nuk janë të përfaqësuara pasi nuk kanë asnjë anëtar të tyre të emëruar nga Presidenti Hashim Thaçi.

Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate, nuk e kanë asnjë anëtar në KQZ derisa Lidhja Demokratike e Kosovës ka të emëruar dy anëtarë, Lëvizja Vetëvendosje po ashtu dy anëtarë dhe minoritetet janë të përfaqësuar me katër anëtarë.

Ndonëse institucioni që organizon zgjedhjet është funksional me tetë anëtarë dhe kryetaren, analistët politik e shohin problem mos kompletimin për nga tërësia strukturale e funksionale.

Mos kompletimi i KQZ-së në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të komunave në veri nxori probleme të mëdha pasi që katër kandidatët e subjektit politik, Lista Serbe, nuk certifikuan për të garuar në zgjedhje.

Dy anëtarët e këtij trupi nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Nazlie Balaj dhe Adnan Rrustemi kishin abstenuar procesin, duke pamundësuar certifikimin e kandidatëve të partisë serbe. Kjo e fundit më pas u ankua në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ku edhe u certifikua.

Njohësi i çështjeve kushtetuese dhe ish kryetari i KQZ-së, Mazllum Baraliu, i pyetur nga Indeksonline se a mund të sjell pengesa mos kompletimi i KQZ-së, ka deklaruar se është dëshmuar se nuk mundë të pengohet procesi sepse ekzistojnë instancat ankimore, pra përveç KQZ-së është edhe PZAP dhe Gjykata Kushtetuese.

“Nuk shoh ndonjë rrezik në atë aspekt por me vet faktin që dy anëtar të KQZ nuk janë në kompletimin, nuk janë ende të pranishëm dhe ka kontekste mes subjekteve politike se kush duhet të jetë i përfaqësuar, është problem dhe mund të paraqes problem sepse nuk është vetëm kuorumi por është edhe kompleksiviteti i çështjes dhe kompletimi i institucionit si i tillë pra tërësia strukturale, funksionale etj”, ka deklaruar Baraliu për Indeksonline.

Pra sipas tij, kompletimi i KQZ-së është tejet e rëndësishme për një proces elektoral, aq më tepër si ky që pritet të jetë i jashtëzakonshëm.

Ndryshe Presidenti i vendit është ende në pritje të një përgjigje nga kushtetuesja se si duhet të bëhet ndarja e posteve në KQZ.

“Petrol Company” ndihmon më shumë se 200 familje për festën e Fitër Bajramit (VIDEO)

Të tjera