×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Pamjet e autorëve të dyshuar pas atentatit të dështuar ndaj biznesmenit në Tiranë

    FrontOnline
    23 Tetor 2020

    Gjykata ka caktuar “arrest me burg” për katër personat e arrestuar si autor të dyshuar për atentatin ndaj biznesmenit, Andon Dhima. Janë publikuar pamjet nga kamerat e sigurisë me të cilat u fundosën 4 personat e përfshirë në atentatin e dështuar.

    Përpara seancës gjyqësore, bashkëshortja e Grid Lenos njëherazi e motra e Maringlen Matohiti përmes një video pretendon se të afërmit e saj nuk kanë lidhje me ngjarjen.

    “Këto janë akuza të paqenë dhe asnjë gjë nga këto nuk janë të vërteta pasi im vëlla dhe buri im ka qenë në lokalin ku unë kam në pronësi. Burri ka qenë I ftuar në ditëlindje dhe vëllai ka qenë kamerier”, tha Gerta Matohiti.

    Grid Leno i arrestuar në kuadër të operacionit “Stuhia” dyshohet se ishte personi “kyç” që drejtoi grupin prej katër personash në atentatin e dështuar ndaj biznesmenit Andon Dhima më 15 tetor në Tiranë. Euronews Albania ka siguruar pamjet ekskluzive të 45-vjeçarit, vetëm 20 minuta pas ngjarjes teksa shkon në banesën e tij pranë zonës së “21 dhjetori”.

    Nga pamjet e siguruara, ai shfaqet tepër i qetë teksa futet në pallat me kapuç në kokë dhe me rrobat e përdorura në krim, të cilat pasi shkon në banesë i heq. 10 minuta më pas ai do të lërë shtëpinë e tij ku shfaqet me një pamje krejt ndryshe i veshur me këmishë dhe pantallona të zeza. Në këto momente ai drejtohet për tek restoranti i tij që menaxhon prej kohësh, fare pranë banesës ku punon dhe i kunati i tij, Maringlen Matohiti.

    Ky i fundit, gjithashtu i arrestuar nga policia në rolin e bashkëpunëtorit pasi në banesën e tij policia sekuestroi një sërë sendesh të përdorura mes tyre dhe armën që do përdorej në krim.

    Kanë qenë pikërisht këto sekuenca filmike të cilat Euronews Albania ka mundur t’i siguroi ekskluzivisht si dhe pamje të tjera nga 60 kamerat e sekuestruara nga grupi hetimor që çuan në identifikimin e dy autorëve si dhe bashkëpunëtorëve të tyre.

    Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se, autorët pas dështimit të atentatit kanë përshkruar në këmbë rrugën nga banesa e biznesmenit Dhima pranë Stadiumit Dinamo deri në zonën e 21 dhjetorit duke u kujdesur që përgjatë rrugës së përshkruar t’i shpëtonin identifikimit nga kamerat e sigurisë përmes  çadrës që mbanin në duar ose kapuçit dhe maskës anti-covid.

    Madje njëri prej autorëve, Albin Hoxha i cili rezulton që në të kaluarën të ketë qenë ish-komando i ushtrisë, për të mos u identifikuar ka përdorur maskë profesionale. Këtë të fundit ai e heq fill pasi ndahet me pjesëmarrësit e tjerë në krim në orën 22:29 dhe së bashku me vëllain e tij, Enea Hoxha gjithashtu i arrestuar si bashkëpunëtor niset drejt banesës në zonën e “Brrylit” ku u bë dhe arrestimi i tyre dhe u sekuestrua maska përdorur si dhe një sërë sendesh të tjera.

    Aktualisht maska e përdorur nga 35-vjeçari, Hoxha është dërguar për ekzaminim në laboratorin e kriminalistikës pasi brenda saj janë gjetur gjurmë të cilat po verifikohen për të parë nëse ky mjet profesional mund të jetë përdorur dhe në ngjarje të tjera kriminale.

    Por ndonëse janë treguar tepër të kujdesshëm, pamjet filmike të administruara si dhe tabulatet telefonike duket se kanë fundosur 4 personat e arrestuar nga policia e Tiranës konkretisht komisariati numër 2.

    Aktualisht operacioni është ende në zhvillim me grupin hetimor që vijon punën për të mësuar personin që dyshohet se porositi atentatin ndaj biznesmenit Dhima ku mësohet se janë vënë në përgjim më shumë se 30 persona që dyshohet se kanë dijeni për ngjarjen. Sakaq autorët deri tani nuk kanë pranuar përfshirjen në krim por vetëm njohjen mes njëri- tjetrit.

    NimiTV, dhurata ideale e fundvitit
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni23 Prill 2024
    Në Serbi po qëndron për një vizitë Drejtori për Ballkanin Perëndimor në Ministrinë e Jashtme të Gjermanisë, Michael Reiffenstuel. Në kuadër të...
    Bota/Rajoni23 Prill 2024
    Një shqiptar i cili jeton dhe punon në Austri, tetorin e vitit të kaluar, i kishte dalë në pritë ish të dashurës,...
    Bota/Rajoni23 Prill 2024
    Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi ka reaguar mbi raportin e DASh-it duke vënë në pah pikat e theksuara nga...
    Të tjera
    Vip23 Prill 2024
    Reperi i njohur, Stresi duket se nuk e ka ndërmend të ndalet duke publikuar projekte muzikore. Pas këngës “Mos u dorëzo”, Stresi...
    Sport23 Prill 2024
    Xavi Hernandez raportohet se ka ndryshuar mendje sa i përket të ardhmes së tij. Sipas gazetarit të njohur nga “TV3”, Xavi Torres,...
    Lajme23 Prill 2024
    Brukseli ia ka vënë Beogradit një dilemë: Ose ndaloni pengimin e futjes së Kosovës në organizatat kryesore ndërkombëtare ose aspiratat e saj...
    Sport23 Prill 2024
    Aston Villa dhe trajneri Unai Emery do të vijojnë bashkëpunimin deri në 30 qershor të vitit 2027. Palët kanë vendosur të zgjasin...
    Bota/Rajoni23 Prill 2024
    Një shqiptar i cili jeton dhe punon në Austri, tetorin e vitit të kaluar, i kishte dalë në pritë ish të dashurës,...
    Sport23 Prill 2024
    Chelsea duhet të respektojë rregullat e “Fair Play Financiar”, prandaj për të mbajtur në rregull bilancet e klubit është i detyruar që...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.