[wp-story]

Lajme

Pamje nga vendi i ngjarjes ku u gjet i vdekur një person

Pamje nga vendi i ngjarjes ku u gjet i vdekur një person
10:44 | 31 Dhjetor 2020

Një person është gjetur pa shenja jetë sot në rrugën “Garbiladi” në Prishtinë.

FrontOnline, mëson se personi i cili ka kryer vetëvrasje është pronari i agjencisë “Veneta Travel”, me inicialet I.B.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

Flora Ahmeti zëdhënëse e Policisë për Rajonin e Prishtinës, ka thënë për FrontOnline se rreth orës 09:30 kanë pranuar informatën për një person pa shenja jete në rrugën “Garibaldi”, në Prishtinë.

“Rreth orës 09:30 kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete në një objekt në rrugën ”Garibaldi” në Prishtinë.

Menjëherë njësia policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendngjarje, ku nga ekipi mjekësor është konfirmuar se personi (mashkull) është pa shenja jete”, ka thënë ajo.

Sipas saj, aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorinë kanë nisur hetimin për rrethanat qe karakterizojnë ngjarjen./FrontOnline/

Dyshohet për vetëvrasje në Prishtinë

Posted by Front Online on Thursday, December 31, 2020

“Petrol Company” ndihmon më shumë se 200 familje për festën e Fitër Bajramit (VIDEO)

Të tjera