[wp-story]

Lajme

Pamje nga momenti kur Kadri Veselit e Sami Lushtakut iu servohet kingji në tepsi

Pamje nga momenti kur Kadri Veselit e Sami Lushtakut iu servohet kingji në tepsi
23:00 | 03 Gusht 2019

Kadri Veseli, Sami Lushtaku dhe ministri i Abelard Tahiri kanë kaluar një mbrëmje luksoze të premten në Skenderaj.

Me pije alkoolike, Redbull, me mish kingj dhe me gjëra të tjera kanë kaluar mbrëmjen Lushtaku nën shoqërinë e Kadri Veselit, Abelard Tahirit dhe disa personave të tjerë.

Kjo ndejë vije pas një vendimi të Kadri Veselit të cilën Sami Lushtaku nuk e kishte pritur aspak mirë. Ai i kishte replikuar ashpër kryetarit të partisë.

Vendimi i Veselit për t’i larguar nga postet shtetërore të gjithë ata që janë të akuzuar kishte shkaktuar nervozizëm tek Lushtaku.

Kishte thënë se nuk mund ta largojë askush atë nga PDK-ja.

“S’ka bir nane që mundet me më largu nga Partia Demokratike e Kosovës, veç nëse du me u largu vet. Nëse më mbushet menja, me u largu prej Partisë Demokratike atëherë vendosi unë, dikush tjetër nuk s’ka mundësi mem largu”, kishte thënë Sami Lushtaku

Aktualisht Lushtaku është në disa procese gjyqësore. Njëri ndër to është edhe arratisja e tij nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës sa kishte qenë në paraburgim.

Sipas aktakuzës, arratisja e ish-kryetarit të Skenderajt, nga QKUK-ja kishte ndodhur në maj të vitit 2014, derisa Lushtaku po merrte trajtim shëndetësor, në kohën kur ai ndodhej në paraburgim në rastin “Drenica”.

Përveç këtij rasti, Lushtaku është i përfshirë edhe në disa procese të tjera gjyqësore. Ndaj tij së fundmi Gjykata e Apelit ka konfirmuar dënimin për gjuajte me armë zjarri në një odë në Malishevë, ku ishte festuar pafajësia e Fatmir Limajt.

“Graniti” hap showroom-in e dytë në Prishtinë (VIDEO)

Të tjera