Bota/Rajoni

Pamje e tmerrshme: Publikohet videoja ku teleferiku shkëputet dhe vret 14 persona në Itali

Pamje e tmerrshme: Publikohet videoja ku teleferiku shkëputet dhe vret 14 persona në Itali
18:53 | 16 Qershor 2021

Një aksident i tmerrshëm që nuk mbahet në mend në Itali, vrau 14 persona. Aksidenti ndodhi më 23 maj në veri të vendit, transmeton FrontOnline.

Teleferiku ra pasi u shkëput nga stacioni i hyrjes.

Ky teleferik lidh qytetin e Stresit, në brigjet e liqenit Maggiore dhe malin Motarone, në Piemonte në veri të vendit. Vetëm djali 5-vjeçar Eitan Biran mbijetoi në këtë aksident të tmerrshëm në të cilin vdiqën 5 familje, dhe prindërit e tij, vëllai dhe gjyshja dhe gjyshi gjithashtu vdiqën.

Media italiane tani kanë publikuar një video të përplasjes së teleferikut tre javë pas aksidentit.

Videoja tregon kabinën me pasagjerët që ngjiten normalisht, dhe në momentin kur duhej të lidhej me stacionin e hyrjes, kabina papritmas u zhvendos mbrapa dhe fluturoi nëpër mal me shpejtësi të rrufeshme, pas së cilës ajo u shkëput nga kablli dhe ra në tokë.

Autoritetet në Itali po kryejnë një hetim dhe po zhvillohen procedime penale kundër disa zyrtarëve të kompanisë që operonin teleferikun me dyshimin se ata çaktivizuan qëllimisht sistemin e frenimit emergjent./FrontOnline/

“Petrol Company” në natën e “Kurban Bajramit” e bën me shtëpi të re familjen nga Skenderaj

Të tjera