×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Palmer: Nuk është reale që të pritet njohja e shpejtë e Kosovës nga Serbia

    FrontOnline
    05 Nëntor 2019

    I dërguari i posaçëm i Sekretarit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor dhe për dialogun në mes të Prishtinës dhe Beogradit, Matthew Palmer, ka thënë që nuk është reale që të pritet njohja e Kosovës nga Serbia në këmbim të heqjes së taksës.

    Sipas tij problemi i njohjes nga Serbia nuk mund të vijë aq shpejtë dhe aq lehtë, duke përmendur fillimisht disa punë të tjera që duhet kryer.

    “Nuk është reale. Problemi i njohjes nuk është diçka që vjen shpejtë dhe lehtë për Kosovën. Njohja reciproke do të jetë një çështje shumë e vështirë për ta diskutuar. I vetmi vend ku ajo mund të arrihet, nuk janë as mediat, as gazetat e as televizionet, pro tavolina e negociatave”, ka thënë Palmer në një intervistë për  Radiotelevizionin e Vojvodinës, transmeton Gazeta Express.

    Tutje teksa ka folur për vazhdimin e dialogut, Palmer ka thënë se ka hapësirë për rinisjen e dialogut, duke i bërë Kosovës thirrje të heq taksën dhe që Serbia të ndalë fushatën kundër njohjeve.

    “ Synimi i një dialogu të tillë është që të mbulojë një gamë të gjerë çështjes dhe temash, që nga siguria, mbrojta e trashëgimisë, të drejtat e minoriteteve, bashkëpunimi ekonomik dhe njohja reciproke”, ka thënë Palmer.

    Palmer ka shtuar se e kupton qëndrimin e Serbisë për të mos e njohur Kosovën, megjithatë thotë se pavarësisht asaj “për Shtetet e Bashkuara të Amerikës njohja reciproke është zgjidhja ideale për normalizimin e raporteve”.

    Siç shkruan Kosevv në këtë intervistë Palmer nuk e ka përjashtuar edhe mundësinë e arritjes së një marrëveshje e cila “ nuk do të ishte plotësisht një njohje reciproke, por një e tillë që do të ishte më mirë se sa ajo që palët kanë aktualisht”.

    “Sa për SHBA’në, rishikimi i statusit të Kosovës nuk është synim i negociatave. Synim i bisedimeve është të definohen elementet e një raporti normal ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Sa i përket SHBA’së, pozicioni ynë që njohë reciproke është zgjidhje ideale, sido që të jetë janë disa gjëra për të cilat palët mund të pajtohen më lehtë për momentin, dhe kjo do të ndihmonte në lehtësimin e situatës. Por kjo nuk më përket mua, iu përket atyre të vendosin”, ka potencuar Matthew Palmer.

    Përveç kësaj Palmer ka hedhur poshtë mundësinë e involvimit më të thellë të SHBA’së, dhe idenë për ndarje apo shkëmbim të territoreve.

    Ai ka thënë se u takon palëve që të vendosin agjendën e bisedimeve.

    “SHBA’ja është e interesuar për normalizim të raporteve, dhe nuk do të imponojë ndonjë parametër për arritjen e marrëveshjes”, ka shtuar tutje emisari amerikan.

    Megjithatë ka thënë se mbështetja politike e SHBA’së për zbatimin e  një marrëveshje të mundshme, do të varet edhe nga fakti nëse Washingtoni e konsideron marrëveshjen si të mirë.

    “Ne nuk do ta aprovojmë marrëveshjen paraprakisht. Ne duam të shohim se çfarë do të nxjerrin ata si zgjidhje dhe pasta ta prezantojmë. Kështu që nëse kemi probleme specifike, do të bashkëpunojmë me palët për t’i rregulluar ato. Nëse të dy palët duan mbështetjen tonë, mbështetjen për zbatimin, dhe mbështetjen politike atëherë po, ne do të dëshirojmë që të arrihet një marrëveshje e mirë”, ka konkluduar tutje Palmer.

    Apliko online për kredi në IBAS, përfito subvencionim nga Qeveria
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni28 Mars 2024
    Polonia ka hapur përkohësisht një pikë kufitare me Ukrainën, tha Kievi më 28 mars, përderisa përfaqësuesit qeveritarë u takuan në Varshavë për...
    Bota/Rajoni28 Mars 2024
    Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka marrë pjesë nëpërmjet një lidhje të drejtpërdrejtë ndërsa ndodhet në arrest shtëpiak në aktivitetin dedikuar 15-vjetorit...
    Bota/Rajoni28 Mars 2024
    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka refuzuar të komentojë edhe sot, votimin drejt pranimit të Kosovës në Këshillin e Evropës. I pyetur...
    Të tjera
    Lajme28 Mars 2024
    Ish-kreu i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa për Front Online tha se nuk mund të ketë eskalim të situatës në...
    Lajme28 Mars 2024
    Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka thënë se ndjehet krenare për partinë e saj e cila zgjodhi Besianë Musmuratin...
    Lajme28 Mars 2024
    Nëse Dritan Abazoviq do të ishte ende kryeministër, Mali i Zi nuk do të votonte kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e...
    Lajme28 Mars 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar të PDK’së, Abelard Tahiri, në “Frontal” të T7 ka folur për dështimin e themelimit të Komisionit hetimor parlamentar...
    Lajme28 Mars 2024
    Një situatë si ajo e Banjskës po paralajmërohet se mund të përsëritet. Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka thënë se...
    Sport28 Mars 2024
    Pas formës së mirë dhe golave me Rapid Bukureshtin, Albion Rrahmani pritet që në verë të bëjë hapin e madh, gjë që...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.