×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Palmer: 4 shtatori është garancia kryesore për marrëveshjen Kosovë-Serbi

    FrontOnline
    31 Dhjetor 2020

    Marrëveshja e 4 shtatorit në Washington, nuk e bëri Serbinë ta pranojë Kosovën.As nuk i normalizoi raportet ndërmjet dy vendeve.Por, ajo, është garancia më e fortë për çfarëdolloj akordi tjetër të madh, që pritet të arrihet mes dy shteteve të Ballkanit.

    Kështu të paktën thotë Matthew Palmer, njëri nga zyrtarët amerikanë që më së miri e njohin situatën në këtë pjesë të Evropës.

    Në një intervistë ekskluzive për portalin klankosova.tv, i dërguari special i SHBA-së në Ballkanin Perëndimor, tha se shteti i tij, me marrëveshjen e 4 shtatorit dëshmoi qartë se është i interesuar të përfshihet edhe më thellë në dialogun mes Kosovës e Serbisë.”Ata forcuan themelin për marrëveshjet e ardhshme, duke përfshirë perspektivën e normalizimit gjithëpërfshirës të marrëdhënieve, të cilat BE ka ndjekur me forcë dhe e cila mbetet një përparësi kryesore për Shtetet e Bashkuara’’, ka thënë Palmer.

    ”Zbatimi i këtyre marrëveshjeve jo vetëm që do të sjellë rritje dhe punë për qytetarët e Kosovës dhe Serbisë, por do t’i bindë qytetarët se ata kanë një të ardhme më të ndritur në vendin e tyre dhe do të tregojë rrugën e pajtimit dhe përparimit për të gjithë Ballkanin Perëndimor”.Ai shtoi se Kosova e Serbia nuk nuk do të arrijnë potencialin e tyre të plotë për zhvillim derisa t’i zgjidhin mosmarrëveshjet që kanë.Në këtë intervistë të jashtëzakonshme, Palmer, pos tjerash, befason më lajmin se këngëtarja e tij e preferuar është kosovarja Dua Lipa, tregon se nëna e tij mund të vijë për një vizitë në Kosovë dhe flet edhe për mundësinë që Medeleine Albright të përfshihet në dialogun.

    FITO 10.000 EURO ME PAKO PREMIUM PLUS!
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Në Serbi sot janë arrestuar 17 persona, anëtarë të dy grupeve të organizuara kriminale, të cilët dyshohet se kanë falsifikuar 400 dokumente...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Në Maqedoninë e Veriut është duke u bërë numërimi i votave, ku nga numërimet e para ka dalë që në nivel vendi,...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) ka nisur të nxjerr rezultatet e para jo-zyrtare për zgjedhjet presidenciale në rrethin e parë, përcjell Telegrafi Maqedoni....
    Të tjera
    Lajme24 Prill 2024
    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, është takuar me përfaqësuesit e 27-të vendeve anëtare të BE-së, pjesë e grupit punues të Këshillit të...
    Lajme24 Prill 2024
    Një person ka vdekur në Spitalin Rajonal të Pejës, si pasojë e plagëve të marra nga goditja e një veture. Rasti ka...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Arbër Ademi nga BDI-ja në paraqitjen e tij të parë pas mbylljes së kutive të votimit, tha se qytetarët e dhanë votën...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve doli me informacioni mbi daljen e votuesve deri në ora 19:00 ose në fund të procesit të votimit....
    Lajme24 Prill 2024
    Nikola Sandulovic, kryetar i Partisë Republikane Serbe, ka shkruar të mërkurën në platformën “X”, duke thënë se presidenti serb Aleksandër Vuçiq do...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, mëngjesin e sotëm në vendlindjen Forinë e realizoi të drejtën e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.