Lajme

Pal Lekaj thotë se çmimet e derivateve në Kroaci më lirë se në Kosovë

Pal Lekaj thotë se çmimet e derivateve në Kroaci më lirë se në Kosovë
12:21 | 05 Korrik 2022

Deputeti nga radhët e AAK’së, Pal Lekaj, ka thënë se nafta në Kroaci është më lirë se në Kosovë dhe se ky shtet ka vendosur ta heqë akcizën për derivate.

Lekaj ka treguar se është ndalur në një pompë derivatesh në këtë shtet dhe se çmimi i derivateve ishte 13.08 kruna apo 1 euro e 70 centë.

“Gjatë rrugëtimit tim në Kroaci ndalova në një pomp derivatesh ku çmimi ishte më i lirë se në Kosovë. Në Kroaci 13.08 kuna apo 1.70 Euro, ndërsa në Kosovë çmimi është 1.79 Euro. Rroga minimale në Kroaci është 4500 Kuna apo 600 Euro ndërsa në Kosovë mezi arritëm ta bëjmë 240 Euro. Përkundër standartit të mirë të jetës këtu, Qeveria ka vendosur ta heqë akcizën për derivate ndërsa Qeveria Kurti e refuzoi këtë veprim”, ka shkruar Lekaj.

Ndryshe, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka njoftuar për limitin e çmimit të derivateve për sot.

Sipas vendimit të MINT, çmimi maksimal i lejuar për shitjen e naftës është 1 euro e 79 centë, i benzinës 1 euro e 76 centë, derisa i gasit është 78 centë.

Çmimet janë të njëjta me ato të ditës së djeshme.

Këto çmime janë valide për 24 orët e ardhshme.

Cilësi, gatim dhe shpërblim

Të tjera