[wp-story]

Lajme

Pak e vërejtën, Rita kishte të stampuar emrin dhe këngët e saj të suksesshme në kostumin e veçantë gjatë koncertit

Pak e vërejtën, Rita kishte të stampuar emrin dhe këngët e saj të suksesshme në kostumin e veçantë gjatë koncertit
22:45 | 04 Shtator 2019

Pak e vërejtën, por Rita Ora kishte të stampuar emrin dhe këngët e saj të suksesshme në kostumin e veçantë gjatë koncertit. Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, po vazhdon turneun e saj të suksesshëm me koncerte anë e kënd globit.
vetëm pak ditë më parë, ajo ishte prezente në Ballkan, duke mbajtur një koncert gjigant në Zarë të Kroacisë. Këngëtarja me prejardhje shqiptare ndau me ndjekësit e saj në Instagram disa fotografi, duke i falënderuar për prezencën e tyre 60 mijë të pranishmit në koncertin e saj. Ndonëse mediat kroate dhe shqiptare raportuan gabimisht se ky ishte një reagim i saj lidhur me numrin e raportuar të të pranishmëve që ndodheshin në sallë, një gjë të tillë ajo nuk e ka bërë, për arsye sepse publikimi i shifrave të të pranishmëve në çdo koncert është taktika që çdo këngëtares me famë botërore përcjell, dhe sigurisht që figura e saj e famshme ndërkombëtarisht nuk do ia lejonte reagimin ndaj disa shkrimeve të pavërteta, që as nuk kanë arritur deri te veshi i artistes.

Sido që të jetë, veshja e Ritës atë natë ishte shumë i veçantë, teksa me një vështrim më të mbrehtë, mund të vërenim se ka një domethënie speciale.

“Petrol Company” ul çmimet për 15 %. Ja sa kushton një litër naftë

Të tjera