×
  • Lajme
  • Lajme

    Pahor: Presidenti Vuçiq nuk është i gatshëm ta njoh Kosovën

    FrontOnline
    17 Maj 2021

    Pas përfundimit të Samitit të presidentëve të rajonit Brdo-Brijun, nikoqirët e këtij takimi kanë dhënë detaje se çka është diskutuar në takim. Kundërshtimi për ndryshim të kufijve dhe mbështetja për vazhdimin e dialogu Kosovë-Serbi, ishin nga çështjet që janë diskutuar sipas nikoqirëve.

    Presidenti i Sllovenisë, Barut Pahor, tha se i kundërshtojnë idetë për ndryshim të kufijve, derisa tregoi se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq kishte propozuar që t’i ndalonte shteteve që ta njihnin Kosovë.

    Ai tha se presidenti i Serbisë nuk është i gatshëm ta njoh Kosovën, ndërsa për presidenten e Kosovës Vjosa Osmani, tha se ajo ka ardhur me një agjendë shumë ambicioze dhe se ishte ambicioze edhe gjatë takimit duke insistuar në disa çështje.

    “Unë jam pjesë e kryesisë së kësaj procedure tashmë 10 vite dhe çështja e kufijve shtetëror asnjëherë nuk është adresuar sepse kjo do ta cenonte vetë samitin dhe vendimet e tij. Se a do të ishte e përshtatshme të mendojmë për ndryshimin e kufijve, më duhet të them se si bashkë-nikoqir i kundërshtoj ato ide. Vuçiq nuk ishte kundër diskutimit mbi ndalimin e ndryshimit të kufijve, mirëpo ai erdhi me propozim të tillë që do t’i ndalonte shtetet që ta njihnin Kosovën. Sepse Kroacia dhe Sllovenia e kanë njohur Kosovën, si dhe shtete të tjera po ashtu e kanë njohur atë, megjithëse jo të gjitha shtetet e BE-së. Unë kam pasur dëshirë që të vijmë deri tek një rezultat i propozimit tim, dhe të kuptohej si lëvizje përpara, e jo prapa. Mirëpo presidenti Vuçiq nuk është i gatshëm ta njoh Kosovën. Do të ishin diskutime të pafund. Ne kemi pasur disa takime këtu, dhe ishte hera e parë që u takuan presidenti Vuçiq dhe presidentja Osmani. Unë e kam takuar presidenten Osmani të enjten e kaluar në Prishtinë, dhe e kam kuptuar se ajo ka ardhur me një agjendë shumë ambicioze. Dhe ishte ambicioze gjatë takimeve, duke insistuar në disa çështje. I kemi marrë parasysh disa nga kërkesat e saj, dhe kemi arritur të bëjmë një kompromis, mezi, por ia kemi dal. Samiti Brdo-Brijuni nuk është për të gjetur përgjigje por për të dhënë mbështetje”, tha ai.

    Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, tha se agjenda e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani ishte mjaftë ambicioze, por që tha se serbët ishin kundër kësaj.

    “Kemi arritur deri tek një kompromis. Mendoj se agjenda e presidentes Osmani ishte mjaft ambicioze dhe serbet ishin kundër kësaj, mirëpo mendoj se marrëveshja e arritur është e pranueshme sepse ne po mundohemi t’i ndihmojmë vendet që janë në procesin e integrimit. Ne duam t’i ndihmojmë vendet e tjera ngase kjo është edhe në interesin tonë. Janë disa çështje të cilat shtetet nuk munden t’i zgjidhin vetë në procesin e Berdo-Brijuni, por sot në mënyrë tolerante e naviguese kemi arritur ta kthejmë anijen pa dëme nga stuhia në port. Nuk e di se ku do të mbahet takimi i radhës, në Prishtinë apo Beograd, mirëpo së shpejti do të takohemi diku”, tha ai.

    Presidentin e Sllovenisë, Borut Pahor, tha se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë duhet të vazhdojë dhe të zgjidhen çështjet në mënyrë që të përfitoi i gjithë rajoni.

    “Po sigurisht, mendoj që kolegu im presidenti i Kroacisë sapo u përgjigj në atë pyetje. Ne kemi disa takime të reja në këtë samit dhe përfundimisht në takimin e parë që presidenti Vuçiq dhe presidentja Osmani u takuan, unë e takova presidenten Osmani javën e kaluar në Prishtinë dhe u dakorduam për këtë agjendë, ishte shumë ambicioze për t’u takuar dhe për të diskutuar shumë prej çështjeve. Megjithatë, ashtu siç kemi marrë në konsiderim disa prej kërkesave ne duhet të arrijmë një marrëveshje kompromisi, sepse herët apo vonë ajo dëshiron që të arrihet diçka që të mund të ketë një marrëveshje njohje diplomatike dhe ashtu siç procesi i Brdo-Brijuni nuk është për të gjetur përgjigje në pyetjet, por ne përfundimisht mund të japim mbështetje që të sjellim pozicione sa më afër për të ndërtuar një besim neutral sa i përket zgjerimit të BE-së. Kjo është ajo që ne po përpiqemi të bëjmë, prandaj kjo është ajo që insistojmë dhe mendojmë që dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit duhet të vazhdojë në mënyrë që, gjithashtu shpresoj edhe mediat në Prishtinë dhe në Beograd ta kenë parasysh që kjo duhet të vazhdojë dhe të zgjidhen këto çështje në mënyrë që të përfitojë i gjithë rajoni dhe Bashkimi Evropian dhe samiti i Brdo-Brijunit është në favor të këtij procesi”, tha ai.

    Presidentin kroat, Zoran Milanoviq, tha se janë këtu për të ndihmuar fqinjët në rajon që të vijnë sa më afër integrimit evropian dhe jo t’i komplikojnë gjërat.

    “Ajo çka ne nuk kemi përmendur në deklaratën e sotme është se nuk kemi diskutuar për non-paper e ndryshëm edhe për kufijtë, por ne të gjithë e dimë se ku janë kufijtë aktual. Ne kemi tentuar të adresojmë çështje të tjera të cilat janë ekzistencialisht të rëndësishme në mënyrë që një vend të bëhet anëtar i BE-së, si për shembull rendi dhe ligji, drejtësia, çështje të tjera, vlerat liberale nuk janë askund. Prandaj, tërësisht presioni duhet të bëhet në lidhje me këto çështje, prandaj vendet e vogla gjithmonë vihen në presion ndaj këtyre çështjeve. Prandaj, ne këto çështje i kemi adresuar dhe kjo nuk është diçka sekrete që duhet adresuar.

    I pyetur rreth rëndësisë së këtij takimi të presidentëve të rajonit, presidenti i Sllovenisë Borut Pahor, tha se është shumë i rëndësishëm edhe për faktin se Sllovenia pas dy mujash do ta marrë kryesimin e presidencës së BE-së.

    “Për Slloveninë është shumë e rëndësishme, sepse pas dy muajsh do ta marrim presidencën e radhës dhe në këtë deklaratë nuk ka asnjë fjali që flet për ndryshimin e kufijve shtetëror të vendeve dhe kjo është shumë e rëndësishme. Ky dokument ka disa vlera të tjera krahasuar me dokumentet që kemi publikuar ose deklaratat që kemi publikuar viteve të kaluara. Nëse Qeveria e Sllovenisë nëse politika e Bashkimit Evropian le të themi nuk jep pak shpresë edhe për vendet e Ballkanit Perëndimor sepse janë disa mesazhe shumë të rëndësishme në gjeopolitikën e rajonit dhe nuk i shohim këto procedura si diçka për të kaluar dhe për të rritur zgjerimin e BE-së duhet të gjitha këto probleme që të tejkalohen. Unë e kam një ndjenjë si bashkëpritës dhe një nga liderët e këtyre dy vendeve, pra Sllovenisë dhe Kroacisë, për shkak të lëvizjeve të ndryshme atëherë shumë vende të rajonit le të themi dëshirojnë që të bëhen pjesë dhe të integrohen, kjo për arsye se me integrim sillet edhe paqja, si dhe siguria edhe për vendet e rajonit dhe ky është një mesazh shumë i rëndësishëm”, tha ai.

    Pompa e derivateve me çmimet më të lira në Kosovë
    Nga Rubrika
    Ekonomi28 Mars 2024
    Banka Qendrore e Kosovës ka publikuar statistika e remitancave dhe institucioneve të tjera financiare për muajin shkurt 2024. Sipas të dhënave të...
    Lajme28 Mars 2024
    Kuvendi i Kosovës ka rrëzuar rezolutën e opozitës për numrin e madh të kontratave njëburimore të nënshkruara gjatë mandatit të Qeverisë Kurti....
    Lajme28 Mars 2024
    Gjykata Evropiane për të Drejta të Njeriut do të jetë derë e re për drejtësi për shtetasit e Kosovës, nëse vendi anëtarësohet...
    Të tjera
    Lajme28 Mars 2024
    Zëvendëskryeministri dhe ministri i Zhvillimit Ekonomik në Mal të Zi, Nik Gjeloshaj, tha se qëndrimi i Qeverisë është i qartë për qëndrimin...
    Lajme28 Mars 2024
    Kryeministri Albin Kurti bëri homazhe te familjet Bogujevci, Duriqi dhe Llugaliu në Podujevë dhe më pas shkoi në fshatin Izbicë të Skenderajt...
    Lajme28 Mars 2024
    Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar se është suspenduar një zyrtar policor, i dyshuar për kontrabandë me mallra. Po ashtu, IPK ka...
    Bota/Rajoni28 Mars 2024
    Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka marrë pjesë nëpërmjet një lidhje të drejtpërdrejtë ndërsa ndodhet në arrest shtëpiak në aktivitetin dedikuar 15-vjetorit...
    Lajme28 Mars 2024
    Është gjetur në një humnerë, personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë, një ditë më parë. Lajmin e ka konfirmuar policia...
    Bota/Rajoni28 Mars 2024
    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka refuzuar të komentojë edhe sot, votimin drejt pranimit të Kosovës në Këshillin e Evropës. I pyetur...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.