[wp-story]

Front TV

Pacolli: Sot po votohet një Qeveri e jashtëligjshme, dhe që varet direkt nga Beogradi

Pacolli: Sot po votohet një Qeveri e jashtëligjshme, dhe që varet direkt nga Beogradi
13:11 | 03 Qershor 2020

Deputetja nga radhët e lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, u deklarua për media ndërkohë qe po mbahet seanca plenare për votimin e Qeverisë Hoti, raporton Front Online.

Ajo tha se po votohet një Qeveri e jashtëligjshme.

“Është duke u votuar një Qeveri e jashtëligjshme dhe ne kundërshtim me vullnetin e popullit”, deklaroi ajo.

Pacolli tha se kjo Qeveri do të jetë nën udhëheqjen e Thaçit.

“Kjo Qeveri nuk është Qeveria Hoti, por Qeveria e Thaçit. Dhe do të jetë e varur direkt nga Beogradi”, u shpreh Pacolli./Front Online

Pacolli: Kosova është duke shkuar drejt një vendi autoritar nën udhëheqjen e Thaçit

“Graniti” hap showroom-in e dytë në Prishtinë (VIDEO)

Të tjera