×
  • Lajme
  • Lajme

    Pacolli: S’ka marrëveshje perfekte, vetëm me ekonomi shkojmë drejt paqes

    FrontOnline
    05 Shtator 2020

    Në Shtëpinë e Bardhë të premten, delegacioni kosovar dhe ai serb me ndërmjetësim të Shteteve të Bashkuara të Amerikës u nënshkruar marrëveshja ekonomike e politike.

    Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, në një intervistë për KosovaPress, deklaroi se vendi ynë në Uashington forcoi shtetësinë e saj dhe se kush kishte dyshime për këtë tani më duhet të ndalet.

    Pacolli theksoi se nuk ka marrëveshje perfekte por që sipas tij Kosova e ka horizontin e hapur për avancimin e forcimit ndërkombëtar të shtetësisë së vet.

    “Në Uashington, Kosova e forcoi shtetësinë e vet! Kush ka patur dyshime deri dje, mendoj se duhet të ndalet! Kosova e bëri këtë nëpërmjet firmosjes së marrëveshjes me Serbinë si palë e barabartë kontraktore me të; E mundësoi në selinë e presidentit mik të shtetit më të fuqishëm të botës; E arriti sipas modelit të pajtimit të palëve ndërluftuese evropiane pas Luftës së Dytë Notërore: nëpërmjet ekonomisë; falë ndihmës amerikane, mundësoi dhe një njohje simbolike të fuqishme të shtetit të Izraelit”, tha Pacolli.

    Po ashtu ai ka shtuar edhe se marrëveshja nuk është fundi i historisë por një kapitull i ri i themeluar mbi paqen.

    “Marrëveshja nuk është fundi i historisë, por një kapitull i ri i saj, themeluar mbi paqen, mirëqenien, bashkëpunimin me aleatët tanë historikë. Nuk ka marrëveshje perfekte. Por kur marrëveshjet janë përparim në raport me gjendjen ekzistuese, kur ato ngrihen mbi themele të shëndosha, do të prodhojnë me siguri pasoja për mirëqenien e brezave të rinj. Marrëveshje perfekte nuk ka, por Kosova e ka horizontin e hapur për avancimin e forcimit ndërkombëtar të shtetësisë së vet”, tha Pacolli për KosovaPress.

    Ai theksoi se nuk ka marrëveshje perfekte por Kosova e ka horizontin e hapur për avancimin e forcimit ndërkombëtar të shtetësisë së vet.

    Pacolli shtoi se është krenar që ka përqafuar doktrinën ekonomike të zgjidhjes së një konflikti sikur që është me serbët, derisa ka shtuar se kjo është pikërisht pse është i ndjeshëm për dhjetëra mijëra viktimat e vrara e të dhunuara.

    “Unë jam krenar, që në krye të herës kam përqafuar doktrinën ekonomike të zgjidhjes së një konflikti si ky që ne kemi patur me serbët. Pikërisht pse jam i ndjeshëm për dhjetëra mijëra viktimat e vrara, të dhunuara, mes të cilëve dhjetëra familjarë të mi, e di se të fitosh paqen, mund ta bësh vetëm me ekonomi, duke menduar për fëmijët tanë, për jetën e tyre. Jam krenar që kam bashkëpunuar me nikoqirët amerikanë, për hapat që do hidhen drejt normalizimit ekonomik në marrëdhëniet midis dy vendeve”, potencoi Pacolli.

    Comodita nis 35 kontejnerë me dyshekë për në SHBA
    Nga Rubrika
    Lajme18 Prill 2024
    Opinionisti Ilir Deda, ka thënë se në 30 vitet e fundit, ndërhyrje në zgjedhje kishte në Shqipëri, gjatë kohës së shembjes së...
    Lajme18 Prill 2024
    Njohësja e zhvillimeve politike, Magbule Shkodra ka komentuar  veprimet e ditëve të fundit të Serbisë ndaj qytetarëve të Kosovës. Ajo ka thënë...
    Lajme18 Prill 2024
    Policia serbe ka arrestuar një mërgimtar që jeton në Angli me pretendimet se i njëjti ka kryer krime luftë kundër popullatës serbe....
    Të tjera
    Vip18 Prill 2024
    Tashmë është e konfirmuar, Sara Gjordeni dhe Bardhi së shpejti do të bëhen prindër. Lajmi është konfirmuar ekskluzivisht në emisionin e Bora...
    Lajme18 Prill 2024
    Sonte në Prishtinë ka pasur të shtëna armësh, raporton FrontOnline. Lajmin për të shtëna me armë në kryeqytet për FrontOnline e ka...
    Lajme18 Prill 2024
    Eurodeputetja holandeze Tineke Strik, ka reaguar pas maltretimeve që Serbia i bëri shtetasve të Kosovës, të mërkurën, derisa ishin duke udhëtuar transit...
    Bota/Rajoni18 Prill 2024
    Uashingtoni e ka konfirmuar dhe ka dhënë një shpjegim se pse ShBA ka vendosur të vë veton ndaj anëtarësimit të Palestinës në...
    Lajme18 Prill 2024
    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, është shprehur i ashpër ndaj kryeministrit Albin Kurti. Ai në një moment, Kurtin e quajti argat të...
    Lajme18 Prill 2024
    Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë një vizite në Austri, ka takuar disa deputetë të Kuvendit të Austrisë, përfshirë edhe...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.