[wp-story]

Lajme

Pacolli për projektin te Liqeni i Badocit: Lakmia e disave po cenon ekzistencën tonë

Pacolli për projektin te Liqeni i Badocit: Lakmia e disave po cenon ekzistencën tonë
20:50 | 10 Janar 2020

Lidhur me projektin, me të cilin planifikohet ndërtimi i një lagje të vogël me shtëpi buzë Liqenit të Badocit, ka reaguar edhe deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli.

Ajo ka thënë se pas uzurpimit të hapësirave brenda qyteteve e parqeve tani ia kanë mësy edhe atyre pak zonave të mbrojtura që na kanë mbetur.

“Luksi i tyre do të na lë pa ujë, pa tokë e pa ajër të pastër.

Ne jemi dëshmitarë të shkatërrimit të qyteteve, të parqeve, lumenjve e maleve tona. Mos të harrojmë se pothuajse të gjitha janë realizuar duke premtuar zhvillim e mbrojtje por ka ndodh krejt e kundërta. E njëjta do të përsëritet edhe me këtë projektin tek Liqeni i Badovcit që paska me qenë “tërësish ambiental” e paska me i ndihmu “ambientit e liqenit në përgjithësi””, ka thënë Pacolli.

“Të bëhemi të gjithë bashkë e t’i bllokojmë projektet e tilla. Nesër bëhet vonë sepse pas këtij do të ndërtohen edhe shumë projekte të ngashme në zonën e mbrojtur të liqenit. Të mos lejojmë që një grup njerëzish të na cenojnë ekzistencën tonë.

Bëhuni pjesë e Grupi për mbrojtjen e Liqenit te Badovcit”, ka shkruar tutje deputetja e LVV-së./Front Online/

“M Sillosi” S’ka nëvojë për panik, grurë ka me bollëk

Të tjera