×
  • Sport
  • Sport

    Pacolli për përvjetorin e pestë të pranimit të Kosovës në UEFA: Shoqëria e bizneset duhet të bëjnë më shumë për futbollin

    FrontOnline
    03 Maj 2021

    Sot, pesë vjet më parë, Kosova u pranua në UEFA, raporton FrontOnline.

    Në këtë ditë, pesë vjet më parë, Kosova u pranua në UEFA, organin qeverisës të futbollit evropian, përkundër kundërshtim dhe lobim të ashpër nga Serbia.

    Në Kongresin e UEFA-s më 3 maj 2016, Kosova u bë anëtari i 55-të i shtëpisë evropiane të futbollit, me 28 vota pro, 24 kundër. Dy vota ishin shpallur të pavlefshme.

    Këtë ditë të madhe e ka kujtuar edhe ish-presidenti dhe tani deputeti i Kosovës, Behgjet Pacolli.

    Në rrjetin social “Facebook”, Pacolli ka kërkuar që të punohet më shumë për futbollin e Kosovës.

    Postimi i plotë i Pacollit:

    5 vjet në UEFA

    5 vjet nga sublimimi i sakrificës së shumë brezave…

    Ëndrrës së shumë talentëve, që u shuan pa e shijuar, duke qenë të getoizuar dhe të privuar nga e drejta për garë të barabartë me të tjerët.

    5 vjet kur UEFA përmirësoi një padrejtësi që i bëhej sportit më popullor në Kosovë dhe investimeve të shumta nga njerëz të vullnetit të mirë.

    Urimet u takojnë pishtarëve që mbajtën gjallë futbollin, përkundër vështirësive.

    5 vjet pas pranimit, kur kthejmë kokën prapa, shikojmë investimet infrastrukturore, që lënë shumëçka për t’u dëshiruar.

    Gjendja aktuale, nuk është ajo që e dëshironte gjithsecili që është në rrethin e këtij sporti magjik.

    Megjithatë, magjia e futbollit vazhdon të shkëlqejë, duke pritur që shpejtë të dalë nga improvizimet dhe planifikimet sot për sot.

    Duhet të fillojmë të mendojmë secili, për t’ia dhënë meritat futbollit e sportit në përgjithësi, për kontributin dhe promovimin e madh që ia kanë bërë Republikës sonë.

    Para sportit, u gjunjëzuan edhe kundështarët më të mëdhenjë të shtetësisë së Kosovës, edhe shtetet të cilave simbolet dhe himni i “Dardanëve”, iu imponuan me sukseset e arritura

    5 vjet pas pranimit në UEFA, uroj të gjithë komunitetin e futbollit, për këtë përvjetor, me dëshirën që hapa të tjerë akoma më gjigantë të bëjmë në 5 vitet e ardhshme.

    Shoqëria e bizneset duhet të bëjnë më shumë për futbollin e sportin, duke e shfrytëzuar si vegëz të rëndësishme edhe për interesa nacionale dhe forcim të shtetësisë së vendit tonë.”./FrontOnline/

    Nga Rubrika
    Sport18 Janar 2025
    Sulmuesi i Miami Heat, Jimmy Butler, u rikthye pas një pezullimi prej shtatë ndeshjesh ndërsa skuadra e tij humbi 133-113 ndaj Denver...
    Sport18 Janar 2025
    Real Madrid ka pasur një sezon të vështirë deri tani, dhe për këtë arsye ka pasur presion të madh mbi Carlo Ancelotti...
    Sport18 Janar 2025
    Aktualisht, Marcus Rashford është opsioni më realist që Barcelona mund të transferojë në janar, megjithëse është larg të qenit e sigurt që...
    Të tjera
    Bota/Rajoni18 Janar 2025
    Shtetet e Bashkuara shpallën të premten si të padëshiruar tetë individë për organizimin dhe zbatimin e planit për kremtimin e Ditës së...
    Zgjedhjet 202518 Janar 2025
    Zëdhënësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, në konferencën tashmë të rregullt për media, ka thënë se çdo ditë që kalon...
    Zgjedhjet 202518 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër nga radhët e AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se Kosova nuk e do as izolimin e as mashtrimin. Përmes...
    Lajme18 Janar 2025
    Ambasadori i SHBA-së në Beograd, Christopher Hill, në një intervistë për mediat serbe është pyetur edhe për rolin dhe angazhimin e SHBA-së...
    Sport18 Janar 2025
    Aktualisht, Marcus Rashford është opsioni më realist që Barcelona mund të transferojë në janar, megjithëse është larg të qenit e sigurt që...
    Lajme18 Janar 2025
    Koalicioni i organizatave jo-qeveritare “Demokracia në Veprim” (DnV) ka mbajtur sot një konferencë për media ku ka paraqitur raportin e saj mbi...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.