Lajme

Pacolli ngushëllon familjen e mjekut Salihi, ka një apel

Pacolli ngushëllon familjen e mjekut Salihi, ka një apel
23:24 | 05 Korrik 2022

Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli i ka shprehur ngushëllime familjes së mjekut nga Gjakova, Mentor Salihi, i cili vdiq sot si rezultat i plagëve të marra në aksidentin e pak ditëve më parë me mjetin e ambulancës.

Pacolli ka thënë se asgjë nuk ka më të rëndë se kur një i ri ndërron jetë gjatë detyrës për të ndihmuar tjetrin.

“Nuk ka asgjë më të rëndë se kur një i ri ndërron jetë, dhe atë gjatë dëtyres për të ndihmuar të tjerët. Fati ishte i tillë edhe për Dr. Mentor Salihi nga Gjakova i cili sot ndërroi jetë, pak ditë pas kolegut të tij, Skofiar Gjini”, ka shkruar ai.

Pacolli ka bërë apel për kujdes të shtuar në trafik gjatë muajve të verës, kur ngarkesa nga automjetet është më e madhe.

Comodita nis 35 kontejnerë me dyshekë për në SHBA

Të tjera