Lideri i Aleancës Kosovare e Re, Behgjet Pacolli, ka frikë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do t’i nënshkruaj të gjitha marrëveshjet me Serbinë, të cilat i kishte kundërshtuar sa ishte në opozitë.
Këto komente deputeti Pacolli i ka bërë në një intervistë ekskluzive për “Front Online”, e cila do të transmentohet sonte prej orës 20:30 live në faqen në “Facebook” të mediumit.
Gjatë kësaj interviste ai ka bërë të ditur arsyet se pse nuk e ka votuar Qeverinë “Kurti 2” dhe tregon se çka ka biseduar në Kuvend me Vjosa Osmanin para se ta votonte këtë të fundit për presidente.
Pacolli, i cili në gusht do ta festojë ditëlindjen e 70-të, ende nuk i ka humbur shpresat se një ditë do të zgjidhet president i Republikës së Kosovës, mirëpo thotë se kurrë nuk do t’ia kërkojë votën, siç thotë ai, të atyre që vijnë të dehur në Kuvend.
I pari i AKR-së në këtë intervistë me redaktoren e Front Online, Pranvera Behluli, zbulon emrin e kandidatit të partisë së tij për kryetar të Prishtinës.
Në këtë intervistë ai zbulon edhe shumë detaje tjera interesante. Na ndiqni!
/Front Online/