[wp-story]

Lajme

Pacolli i përgjigjet Enver Hasanit, tregon a i ka ikur Bahtiri dhe me kë do të bëjë koalicion

Pacolli i përgjigjet Enver Hasanit, tregon a i ka ikur Bahtiri dhe me kë do të bëjë koalicion
13:35 | 05 Gusht 2019

Ndaj kreut të diplomacisë kosovare u drejtuan një mori akuzash. Pacolli u quajt rrugaç nga ana e ish-kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasanit.

Por në një prononcim për Express Pacolli ka vendosur të heshtë ndaj këtyre vlerësimeve. Ai ka folur për Agim Bahtirin nëse është larguar nga partia dhe me kë partia e ti do të garojë në zgjedhje

U quajt rrugaç dhe njeri që ka lidhje me rusët. Por këto deklarata thitë se nuk po i bëjnë përshtypje aspak, Behgjet Pacollit i cili e drejton diplomacinë kosovare. Në këto vlerësime për Pacolli u lëshua ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani.

Hasani dje është shprehur shumë kritik për shefin e diplomacisë kosovare Behgjet Pacolli. Hasani ka thënë se koalicionit PAN nuk do t’i falet që i ka besuar një dikaster kaq të rëndësishëm një njeriu që sipas tij për një kohë të gjatë ka bërë biznes me vendin armik të Kosovës, si Rusia.

Sipas tij, Pacolli nuk e ka bagazhin intelektual për të udhëhequr me Ministrinë e Jashtme, ndërsa shtoi se sjelljet e tij janë ordinere dhe të rrugaçëve.

“Unë besoj që PDK-së kurrë nuk do t’i falet që në shërbim të jashtëm ta lënë shef të shërbimit të jashtëm, dhe këtij koalicioni nuk i falet, një njeri çfarë ka qenë zoti Pacolli për shkak në rend të parë të prejardhjes së tij socio-kulturore, biznesore dhe nivelit katastrofal intelektual ose mendor dhe për shkak të këtyre dy gjanave kjo ka është e pafalshme. Pastaj, niveli, ajo me Bërnabiqin, ose me presidentin amerikan sjelljet d.m.th sjelljet rrugaçërie, ordiner kur i shohim jo të ministrit të Jashtëm, kjo është e pafalshme për PDK-në dhe koalicionin që ka pranu”, ka shkruar Hasani.

Por, Behgjet Pacolli po deklaron se nuk e ka ndërmend që të merret me deklaratat Hasanit. Madje shprehet se Hasani lirshëm mund të flas për të duke ironizuar se është shumë i durueshëm.

“Ato nuk i mora as si deklarata. Unë nuk merrem me to. Jam perfekt. Jam shumë i durueshëm. I durojë shumë të tjerët, madje nganjëherë edhe më shumë se që duhet”, ka thënë Pacolli.

E sa i përket koalicioneve për zgjedhjet e përgjithshme, kreu i AKR’së ka deklaruar se partia e tij nuk ka vënë vija të kuqe për asnjë parti.

“Si çdo parti edhe ne jemi gati për procesin zgjedhor. Nuk kemi vija të kuq me askënd. Ne gjithmonë e shikojmë programin dhe kualitetin që secila parti e ofron në Qeveri. Me të gjitha partitë jemi të hapur për koalicion. Po presim oferta”.

Por që në zgjedhjet e 2015’ës kreu i AKR’së ka deklaruar se kishin qenë shumë afër me Vetëvendosjen që të hyjnë në koalicion.

“Ne kemi punuar jashtëzakonisht shumë me Vetëvendosjen. Ka ndodhë një mosmarrëveshje edhe ne u rreshtuam me LDK’në. Por kemi punuar shumë program por interesant ka qenë bashkëpunimi”, ka deklaruar Pacolli.

Shefi permanent i AKR’së, Behgjet Pacolli, pyetur nëse partia e tij do të hyjë në koalicion parazgjedhor ai thotë se po i shqyrton mundësitë. Por me cilat parti, ai nuk tregon.

“Po i shikojmë programet. Mund edhe të kemi koalicione të tilla”, deklaron Pacolli.

E ditë më parë, kryetari i Mitrovicës njëherësh edhe kryetar i degës së Aleancës Kosova e Re (AKR), Agim Bahtiri ka deklaruar se nuk është më pjesë e AKR-së. Kështu Bahtiri kishte.

Por Pacollit sot ka thënë se Bahtiri është pjesë e partisë që ai e drejton.

“Ne jemi parti liberale. Bahtiri është pjesë e jona. Nuk kam ndonjë njoftim që nuk është”, thotë Pacolli.

Benzinë vetëm 1.05 euro në Petrol Company e shumë zbritje tjera në “Be Happy Restorant” dhe Market

Të tjera