[wp-story]

Lajme

Pacientët shpenzojnë 150 euro për heqjen e perdes së syrit në QKUK

Pacientët shpenzojnë 150 euro për heqjen e perdes së syrit në QKUK
08:33 | 06 Gusht 2019

Për heqjen e kataraktit (perdes së syrit) pacientët në Klinikën e Syve në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) po detyrohen t’i blejnë vetë thjerrëzat dhe materialin specifik që përdoret për këtë ndërhyrje kirurgjike e të cilat po u kushtojnë rreth 150 euro, shkruan gazeta “Zëri”.

Pacientët, të cilët kanë nevojë për heqjen e kataraktit (perdes së syrit) në Klinikën e Syve në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës po detyrohen të blejnë vetë paraprakisht materialin e veçantë, i cili u nevojitet për operim. Ata po duhet t’i sigurojnë vetë thjerrëzat dhe materialin përcjellës specifik, të cilat po u kushtojnë mbi 150 euro.

“Zëri” ka biseduar me drejtorin e kësaj Klinike, Adem Miftari, i cili e ka konfirmuar se pacientët të cilët kanë nevojë për operim (heqjen e kataraktit) po e blejnë vetë shumicën e materialit. Ai ka treguar se si klinikë tashmë kanë bërë kërkesa për këto produkte. “Deri më tani kanë blerë thjerrëzat me material përcjellës specifik, por janë porositur nga Barnatorja Qendrore dhe presim furnizimin e shpejt me to, kurse me materialet tjera shpenzuese jemi furnizuar sikurse krejt SHSKUK-ja (Shërbimi Spitalor Klinikë dhe Universitar i Kosovës)”, ka thënë ai.

“Graniti” hap showroom-in e dytë në Prishtinë (VIDEO)

Të tjera