×
  • Lajme
  • Lajme

    Pacientët me kancer në gjak trajtohen në kushte të improvizuara në QKUK

    FrontOnline
    23 Nëntor 2024

    Në Klinikën e Hematologjisë në QKUK, pacientët që trajtohen për kancer në gjak, marrin terapi në një hapësirë të improvizuar, që shërbente si sallë mësimi për studentë.

    Që nga fillimi i pandemisë së COVID-19, këta pacientë përballen me kushte të papërshtatshme dhe shpesh presin deri në tetë orë për shërbim.

    Numri i tyre, sipas personelit këtu, arrin deri në 20 persona që e marrin këtë terapio.

    Vendi ku e marrin terapinë nuk është adekuat. Hapësira është e improvizuar pasi është e dedikuar për sallë mësimi për studentët.

    “Kundrejt karriges, që ishim ulur në karirge, këtu shumë mirë. Në karrige prej që kam ardhur në mëngjes e deri tash, për ta marrë terapinë, në karirge ulur kam ndenjur. E tash nuk denim ku do ta merrnim terapinë, tani më sollën këtu”, thotë një paciente.

    Në kushte të papërshtatshme, pacientët dhe shoqëruesit shpesh presin deri në tetë orë. Aty shkojnë pacientët nga e gjithë Kosova. Ky shërbim ofrohet vetëm në QKUK.

    Bastri Murati dërgon aty rregullisht një familjar të tij.

    “Ne vijmë prej Mitrovicës. Në pesë e gjysmë(zgjohemi) për të ardhur dhe zënë vendin. Po në qoftë se nuk vjen në orën shtatë ti nuk ke vend zakonisht”, thotë Murati.

    Drejtoresha e Klinikës së Hematologjisë, Afërdita Ukimeraj, thotë se kjo po ndodhë për shkak të mungesës së hapësirave.

    E kemi adaptu një sallë poshtë për t’iu ofruar shërbim edhe gjatë kësaj periudhe të sëmurëve. Edhe, në atë sallë ka vazhduar dhënia e kemioterapisë edhe deri më sot. Gjithçka, fatkqësisht për shkak të mungesës së hapësirave.

    QKUK është angazhuar për gjetjen e një hapësire të re, por kjo hapësirë, ndodhet në katin përdhes dhe ka mungesë ndriçimi.

    Mesatarisht 100 persona në vit, diagnostifikohen me këtë sëmundje.

    Një Klinikë e re e Hematoonkologjisë dhe nefrologjisë pritet të ndërtohet brenda dy vjetësh./REL

     

     

     

    Nga Rubrika
    Lajme23 Nëntor 2024
    Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Philip Reker, deklaroi se dialogu ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, me gjithë rëndësinë e tij, nuk...
    Lajme23 Nëntor 2024
    Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci, së bashkë me komandantin e FSK-së gjenerallejtënant Bashkim Jasharin, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë...
    Lajme23 Nëntor 2024
    Agim Shahini , kryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve, ka deklaruar për “Front Online” ka ankesa dhe vonesa në lidhje me subvencionimin...
    Të tjera
    Sport23 Nëntor 2024
    Federata e Boksit të Kosovës, organizon sot dhe nesër turneun e 26-të ndërkombëtar “Adem Jashari”, i cili mbahet në Pallatin e Rinisë...
    Bota/Rajoni23 Nëntor 2024
    Marrëdhëniet e SHBA-së me Kosovën nuk janë lëkundur gjatë administratave të ndryshme, thotë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë Erin...
    Lajme23 Nëntor 2024
    Një person në Gjakovë është arrestuar dje, nën dyshimin se ka kanosur mjekun në lidhje me punën. “Me vendim të prokurorit i...
    Lajme23 Nëntor 2024
    Eraj Temaj është dënuar me dy vite burgim pasi është shpallur fajtor për aksidentin që kishte ndodhur në maj të 2022-ës ku...
    Lajme23 Nëntor 2024
    Është arrestuar edhe i dyshuari tjetër për plagosjen e dyfishtë me armë zjarri që ndodhi në “Kodrën e Trimave” në Prishtinë, të...
    Lajme23 Nëntor 2024
    120 684 pacientë kanë kërkuar shërbime në Klinikën e Radiologjisë nga janari deri në shtator të këtij viti, ndërsa është arritur që...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.