[wp-story]

Lajme

Paçarizi: Letra e Vetëvendosjes që iu dërgua LDK-së është joserioze

Paçarizi: Letra e Vetëvendosjes që iu dërgua LDK-së është joserioze
22:10 | 16 Janar 2020

Analisti politik, Rrahman Paçarizi, ka thënë që LDK e VV e kanë të qartë se nuk mund të bëjnë marrëveshje dhe po mundohen të japin arsyetime në publik si me letrën e fundit.

Paçarizi në Zona e Debatit në Klan Kosova, ka thënë që pajtohet me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafën, i cili nuk po e trajton si zyrtare letrën e dërguar nga kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

“Pajtohem  me Mustafën i cili tha se kjo nuk është përgjigje dhe e quajti ‘joserioze’ një letër me etiketime. Çështja e zgjedhjes së Konjufcës si Kryetar i Kuvendit ka qenë aksident. Nuk mund të fajësohet LDK që e ka votuar Konjufcën pasi kishe premtuar se publikisht do ta votonte.Ky ka qenë premtim publik dhe LDK nuk ka pasë si të veprojë ndryshe”.

“Vetëvendosje e ka propozuar Konjufcën me shpresën që nuk do të votohet dhe këtë mbrëmë e pranoi edhe Bislimi”.

Paçarizi theksoi se LDK nuk është treguar e sinqertë pasi ka vazhduar diskutimet, përkundër që VV ka shkelur marrëveshjen.

“Situata do të ndryshonte në favor të VV dhe të LDK sepse do të fitonin në kohë ndoshta për të gjetur një zgjidhje. Faji i LDK është që ka pranuar të diskutojë për koalicionin pasi VV e ka shkelur marrëveshjen”.

“Në fund të ditës LDK nuk është entuziaste për koalicionin, pasi në fund ajo që do të arrihet është ‘Qeveria Kurti’. Problemi kryesor është që këto dy parti nuk i kanë konsumuar kontradiktat gjatë fushatës dhe kauza e tyre është fallse”.

Benzinë vetëm 1.05 euro në Petrol Company e shumë zbritje tjera në “Be Happy Restorant” dhe Market

Të tjera