Kennedy Marks, një yll i TikTok-ut nga Plymouth, është bërë papritur virale pasi postoi një listë rregullash për martesën e saj të ëndrrave që përfshijnë “pa fëmijë”, “pa njerëz të mërzitshëm” dhe “pa telefona”.
Marks ka arritur mbi një milion shikime në videon që ajo e postoi në fundjavë.
Duke folur për PlymouthLive, Kennedy tha: “O Zot, është çmendur. U zgjova një ditë tjetër dhe pash gjashtë artikuj të shkruar për mua lidhur me dasmën time”.
Megjithatë, pavarësisht kritikave për listën e saj, Kennedy tha se ajo u përmbahet rregullave të saj pasi dasma e saj është diçka që ajo e ka planifikuar që kur ishte tetë vjeç.
“Unë kam qenë e fiksuar pas dasmave që kur isha e vogël”, tha ajo.
Ja lista e plotë e kërkesave të saj!
Askush tjetër i veshur me të bardha
Pa fëmijë
Asnjë njoftim i madh
Askush nuk do të përdorë mikrofonin nëse nuk miratohet
Mos më streso, pyet mamin
Jo njerëz të mërzitshëm
Nëse unë ose Rhys nuk ju kemi takuar kurrë, ju nuk do të vini
Asnjë vrazhdësi ndaj stafit ose je jashtë
Nuk ka telefona në ceremoni
Të ftuarit veshin çfarëdo që ju ndiheni rehat
Përdorimi i plotë i fotografit tim pas fotove të mia