Lajme

OVL e UÇK-së dorëzon zyrtarisht në Kuvend kërkesën për ndryshimin e Ligjit për Specialen

OVL e UÇK-së dorëzon zyrtarisht në Kuvend kërkesën për ndryshimin e Ligjit për Specialen
15:32 | 14 Gusht 2020

Organizata e Veteranëve të Luftës e ka dërguar edhe zyrtarisht kërkesën në Kuvendin e Kosovës për ndryshimin e Ligjit për Specialen.

Bazë e kësaj kërkesë të OVL – UÇK-së është që Specialja të merret edhe me krimet e kryera nga serbët në Kosovë.

Nënkryetari i OVL-së, Nasim Haradinaj duke folur para mediave, tha se edhe nëse ambasadat regojnë në lidhje me këtë kërkesë, deputetët duhet të veprojnë sipas tij në anën e së drejtës.

“Kërkuam plotësim ndryshim, dhe besoj që secili individ është pro zbulimit të krimeve. Unë nuk besoj që ambasadat do të kenë reagim, mirëpo jo gjithëherë duhet të bëjmë ata që thonë ambasadat. Ne gjithëherë do të konsultohemi me miqtë ndërkombëtarë, edhe për Ligjin për Vlerat e Luftës”, tha ai.

Tutje, nëse një kërkesë e tillë nuk përfillet, Haradinaj tha se populli duhet të veprojë me votë, dhe të mos zgjedhë deputetët që sipas tij e duan gjykatën e njëanshme.

“Forma tjetër do të jetë e popullit. Unë besoj që edhe Lista Serbe duhet ta dëshmojë se a është për zbulimin e të gjitha krimeve në Kosovë. Populli duhet ta dëgjojë, të shoh dhe në zgjedhje të tregojë rezultatin. Nëse populli e do vetëm zbulimin e njëanshëm të krimeve, le t’i votojë të njëjtit deputet. Nuk jemi për Gjykatë të njëanshme”, tha Haradinaj.

Prince Caffe shpërblen për festa Fitoren me veturë Fiat 500

Të tjera