×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani vizitoi dy komunat shqiptare në Mal të Zi

    FrontOnline
    08 Shkurt 2023

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në kuadër të vizitës zyrtare në Mal të Zi, ka vizituar komunën e Ulqinit dhe atë të Tuzit.

    Në Ulqin, Osmani u prit nga kryetari i komunës, Omer Bajraktai, ndaj të cilit presidentja shprehu mirënjohje të thellë për kontributin e komunës së Ulqinit më 1999, me strehimin e vëllezërve e motrave nga Kosova gjatë periudhës së luftës.

    “Ulqini është pikëtakim i shqiptarëve, pavarësisht nga vijnë ata. Me Ulqinin na lidhin jo vetëm raportet familjare, vëllazërore e miqësore, por edhe kujtesa nga ditët e vështira të historisë sonë më të re. Ulqini, Ana e Malit e shumë vendbanime të tjera në Mal të Zi më 1999 u bënë strehë për shumë kosovarë, të cilëve ju i hapët dyert dhe zemrat, ndaj në emër të qytetarëve të Kosovës, faleminderit!’ Tutje, Presidentja Osmani tha se: “Në Ulqin tashmë vijmë për të mirë, për t`i shfrytëzuar mundësitë turistike, për t`i mbajtur lidhjet dhe për t`i forcuar ato.”

    Gjatë qëndrimit në Ulqin, Presidentja realizoi takime të ndara dhe me përfaqësuesit e partive shqiptare në Mal të Zi, si dhe me një grup intelektualësh e miqsh të Kosovës.

    Ndërkaq në komunën e Tuzit, Osmani u prit në takim nga kryetari Nik Gjeloshaj, me të cilin u diskutua për zhvillimet në këtë komunë dhe sfidat me të cilat përballen.

    E para e shtetit të Kosovës shtroi nevojën e rritjes së bashkëpunimit të Ulqinit e Tuzit me institucionet lokale në Republikën e Kosovës, por edhe me institucionet qendrore, në funksion të shkëmbimit ekonomik, kulturor, turistik, si dhe fusha të tjera të interesit të dyanshëm.

    Në Tuz, Presidentja Osmani vizitoi edhe fabrikën e prodhimit të çipsit/patatinave, e cila është një ndër investimet më të mëdha të huaja në Mal të Zi me investitor nga Kosova.

    Gjatë qëndrimit në Tuz, Presidentja Osmani shprehu mirënjohje për mikpritjen dhe bujarinë e dëshmuar në vitin 1999. Ajo foli për miqësinë e raportin unik, si dhe përkushtimin për intensifikim të bashkëpunimit në të ardhmen./Front Online

    Super oferta nga Sharr Travel/ Vetëm 70€ për person në Hotel VM Resort & Spa 5* në Durrës
    Nga Rubrika
    Ekonomi20 Prill 2024
    Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, e ka deklaruar pasurinë e saj në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit. Gërvalla ka deklaruar...
    Lajme20 Prill 2024
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar listën e qendrave të votimit për procesin për apo kundër largimit të kryetarëve në komunat në...
    Ekonomi20 Prill 2024
    Ministri i Financave, Hekuran Murati, përmes një video nga Uashingtoni ku po qëndron ka njoftuar se për herë të parë në historinë...
    Të tjera
    Lajme20 Prill 2024
    “Siç kemi bërë në të kaluarën në raste të ngjashme, Greqia do të abstenojë nga ky votim. Me fjalë të tjera, nuk...
    Lajme20 Prill 2024
    Përderisa përfaqësuesit e Listës Serbe gëzojnë mbështetjen e Beogradit për të marrë pjesë në institucionet e Kosovës, madje edhe kur betohen në...
    Lajme20 Prill 2024
    Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Europën dhe Euroazinë, James O’Brien, ka thënë se Kosova ka premtuar se do ta themelojë Asociacionin e...
    Lajme20 Prill 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person në Podujevë pasi dyshohet se ka bashkëjetuar me një të mitur. “Është...
    Lajme20 Prill 2024
    Emisari i BE’së për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak, përgjegjës për bisedimet Kosovë-Serbi, ka thënë se shoqëritë në Kosovë e Serbi s’bëjnë presion...
    Lajme20 Prill 2024
    Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë u ka bërë thirrje qytetarëve që të raportojnë rastet e dhunës në familje,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.