×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Osmani tregon pse s’mori pjesë në inaugurimin e Trumpit: Kam dërguar një delegacion Presidencial

    FrontOnline
    21 Janar 2025

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se ka qenë e ftuar në ceremoninë e inaugurimit të presidentit Donald Trump, por që ka deleguar ambasadorë “siç kanë bërë liderë tjerë botëror”.

    Osmani ka thënë se në këtë ceremoni krahas ambasadorit të Kosovës në ShBA, Ilir Dugolli, pjesëmarrës kanë qenë edhe Rejhan Vuniqi, këshilltare e Osmanit për politikë të jashtme.

    “Siç ju kam informuar, në këtë ceremoni kam qenë e ftuar nga anëtarë të Kongresit dhe të Senatit. Meqenëse shumica dërmuese e shteteve siç keni mundur ta shihni dje sa i përket liderëve shtetëror që janë udhëheqësesh shtetesh janë përfaqësuar nga ambasadorët, të njëjtin model protokollar e kemi zbatuar edhe ne. Unë kam dërguar një delegacion Presidencial të udhëhequr nga shefja ime e stafit dhe këshilltarja për politikë të jashtme. Të shoqëruara nga ambasadori ynë në ShBA, Ilir Dugolli, kanë marrë pjesë në të gjitha aktivitetet inauguruese e të cilat në fakt akoma po vazhdojnë, përfshirë takime të ekipit që unë e kam deleguar dhe sapo të përfundojnë të gjitha takimet e tyre, ne do të lëshojmë një komunikatë ku do ta informojmë publikun për të gjitha këto takime”, ka thënë Osmani, teksa përmend edhe “takimin” që ka mbajtur me presidentin Trump në Paris. Aty, Osmani ka thënë se e ka uruar Trumpin, me të cilin ka thënë se ka folur për sigurinë në Kosovë e rajon.

    “Siç e dini, unë tashmë kam pasur mundësi që ta uroj personalisht presidentin Trump, gjatë vizitës në Paris dhe jo vetëm që ta uroj por njëkohësisht të kem edhe një bisedë përmbajtjesore me të lidhur me situatën e sigurisë në Kosovë dhe në rajonin tonë, dhe rreziqet të cilat i kanosen këtij rajoni. Kam shprehur besimin e plotë në lidershipin e tij për ta ruajtur paqen dhe sigurinë në Kosovë dhe me gjerë dhe për ta thelluar bashkëpunimin dhe jam e kënaqur dhe shumë optimiste pas asaj bisede”, u shpreh Osmani.

    E para e shtetit nguroi të flasë edhe për fushatën elektorale në vend. Sipas saj, institucioni që ajo e drejton nuk merret me fushatë.

    “Në fakt si Presidencë nuk jemi asnjë ditë për t’u marrë me çështje të fushatës. Sot siç e dini është ditë përkujtimore për presidentin historik, Dr. Ibrahim Rugova i cili dha shumë për Kosovën dhe besoj që jo vetëm sot por tërë vitin kemi shumë çka për të thënë për trashëgiminë e tij politike e cila duhet të shërbejë si udhërrëfim për të gjithë politikbërësit në Kosovë. Sapo e patë, e kishim një ekspozitë të fotografit, Hazir Reka, i cili ndër të tjera ekspozoi edhe shumë fotografi që publikoheshin për herë të parë, përfshirë edhe momente familjare të presidentit Rugova dhe besoj që është me rëndësi që sot të flasim për të dhe për rrugën që e trasoi ai”, u shpreh Osmani./EO

    Nga Rubrika
    Lajme16 Shkurt 2025
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për disa ditë tashmë ka filluar numërimin e kandidatëve për deputetë nga zgjedhjet e 9 shkurtit. Klan Kosova...
    Lajme16 Shkurt 2025
    Njohësi i çështjeve politike, Agon Maliqi ka komentuar telefonatën e sotme mes sekretarit amerikan të Shtetit Marco Rubio, dhe ministrit të Jashtëm rus Sergei...
    Lajme16 Shkurt 2025
    Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, së bashku me dy nga figurat e njohura të partisë, Doarsa Kica Xhelili...
    Të tjera
    Vip15 Shkurt 2025
    Në televotimin e sotëm pjesë ishin Gerta. Aldo, Indriti, Livia Gjesti dhe Rozana. Banori që largohet sipas votave të publikut është Indriti....
    Vip15 Shkurt 2025
    Në spektaklin e së shtunës të Big Brother VIP Albania 4, Gjesti foli për herë të parë për ish-të dashurën e tij,...
    Bota/Rajoni15 Shkurt 2025
    Një nënë dhe vajza e saj dy vjeçare kanë vdekur dhe më shumë se 30 njerëz u plagosën pasi një makinë u...
    Lajme15 Shkurt 2025
    Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri ka bërë një shkrim në dy ditë para 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Haziri është ndjerë i...
    Lajme15 Shkurt 2025
    Bregdeti i Durrësit është mbushur me vizitorë nga Kosova, të cilët kanë zgjedhur të festojnë Ditën e Pavarësisë mes detit dhe atmosferës...
    Lajme15 Shkurt 2025
    Në Ambasadën e Kosovës në Washington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës shkuan një numër i madh i kosovarëve të shtunën për...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.