×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani thotë se Kosova është 100% në linjë me SHBA-në për ngjarjet në Lindje të Mesme

    FrontOnline
    27 Shtator 2024

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë ditës së djeshme ka pasur një diskutim në Council on Foreign Relations, në New York.

    Në pjesën më të madhe të fjalimit të saj, ajo ka folur lidhur me raportin me Serbinë dhe tendencat e saj në Kosovë, por edhe për politikën e jashtme të Kosovës.

    Osmani deklaroi se Kosova është e rreshtuar 100% me politikën e jashtme të SHBA-së, si dhe citoi edhe raportet e BE-së që Kosova është 100% e linjëzuar edhe me atë të BE-së.

    Në këtë drejtim, ajo u pyet nga audienca nëse Kosova qëndron 100% në të njëjtën linjë si të SHBA-së edhe në Lindje të Mesme, ndërsa dikush nga audienca gabimisht deklaroi se Kosova është pjesë e iniciativës së qeverisë kineze “Belt and Road” – një strategji e Kinës e nisur më 2013 për të investuar në më shumë se 150 vende dhe organizata ndërkombëtare.

    Osmani tha se Kosova është vendi i vetëm i Ballkanit Perëndimor që s’është pjesë e kësaj iniciative dhe se nuk e ka ndërmend të bëhet, duke thënë se “ne besojmë që ka një influencë malinje” nga Kina dhe se vendet e rajonit nuk kanë prosperuar nga ky ndikim kinez, por përkundrazi.

    “Dhe ne absolutisht jemi në një linjë në politikën e jashtme, si në Lindjen e Mesme (që u bë pyetja më herët), po gjithashtu edhe në pyetjen për Kinën e Rusinë. Kur është në pyetje çështja e rreshtimit kjo llogaritet për BE-në, por ne gjithashtu e rreshtojmë politikën tonë të jashtme me SHBA-në, sidomos kur bëhet fjalë për sanksione. Ne nuk bashkëpunojmë me Kinën. Ne nuk e kemi lejuar Kinën të përdorë ndonjë instrument në politikëbërje, madje edhe në krijimin e opinionit publik. Sigurisht që kanë provuar”./Express

    Prince Caffe shpërblen për festa Fitoren me veturë Fiat 500
    Nga Rubrika
    Lajme27 Shtator 2024
    Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani theksoi rëndësinë e koordinimit dhe bashkëpunimit të vendit të saj...
    Lajme27 Shtator 2024
    Në sondazhin e fundit nga UBO Consulting, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë me mbi 49 për qind të mbështetjes qytetare. Kështu së paku...
    Lajme27 Shtator 2024
    Sot është publikuar “Letërnjoftimi i Komunave“ nga instituti “GAP”, në të cilin raportohet për realizimin ose jo të premtimeve elektorale nga qeverisjet...
    Të tjera
    Lajme27 Shtator 2024
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Gramos Agusholli, ka njoftuar se nga e hëna, nxënësja me mbulesë do të vazhdojë mësimin në Gjimanzin “Bedri...
    Lajme27 Shtator 2024
    Për shkak se Instituti i Psikiatrisë Forenzike nuk ka arritur ta përfundojë ekzaminimin psikiatrik për të akuzuarin Leotrim Selimi, është anuluar seanca...
    Lajme27 Shtator 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka pranuar pajisje të specializuara si donacion nga UNDP-i, të cilat thanë se do të përdoren...
    Lajme27 Shtator 2024
    Kosova është shteti më demokratik në rajon dhe kampione kur vjen fjala për sundim të ligjit. Kështu u shpreh presidentja Vjosa Osmani...
    Bota/Rajoni27 Shtator 2024
    Gjatë takimeve të kësaj jave në Nju Jork, Shtetet e Bashkuara thanë se dy shtete afrikane duhet të bëhen anëtare të përhershme...
    Sport27 Shtator 2024
    Llapi e ka mposhtur bindshëm Suharekën në ndeshjen e Javës së shtatë të Superligës së Kosovës. Rezultati në takimin e zhvilluar në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.