×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani takon kryeministrin e Kuvajtit, flasin për vendosjen e ambasadave në të dyja vendet

    FrontOnline
    22 Shtator 2021

    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit në Nju Jork ka takuar kryeministrin e Kuvajtit, Sheikh Sabah Al-Khaled Al-Hamad Al-Sabah, të cilin e ka falënderuar për kontributin e shtetit të tij për Kosovën.

    Në njoftimin e ZRPK-së thuhet se marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve u vlerësuan të mira, teksa Presidentja Osmani i kërkoi kryeministrit të Kuvajtit përkrahje që ky vend të vazhdojë mbështetjen e Kosovës për forcimin e mëtejmë të subjektivitetit ndërkombëtar.

    Në këtë kontekst, Presidentja Osmani kërkoi mbështetjen e kryeministrit Al-Hamad Al-Sabah në përpjekjet e Kosovës për anëtarësim në organizata ndërkombëtare, si dhe të ushtrojë ndikim pozitiv në vendet e Organizatës Islamike, të cilat nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës që ta bëjnë këtë, duke qenë se pavarësia e Kosovës është realitet i pakthyeshëm dhe i shërben stabilitetit dhe paqes në rajon.

    Të dy palët u pajtuan për thellimin e mëtejmë të marrëdhënieve diplomatike, si dhe mirëpritën idenë për hapjen e ambasadës së Kosovës në Kuvajt dhe atë të Kuvajtit në Kosovë.

    Më tej, Presidentja Osmani shprehu gatishmërinë për thellimin e marrëdhënieve me Kuvajtin. Në këtë kontekst, ajo përmend praninë e ushtarëve të FSK-së në misionin paqeruajtës në Kuvajt, të cilët ndodhen në këtë shtet në kuadër të angazhimit të përbashkët me ushtarët amerikanë nga Garda e Iowas.

    Presidentja Osmani dhe kryeministri Al-Hamad Al-Sabah u pajtuan për ta finalizuar nënshkrimin e disa marrëveshjeve, përfshirë edhe atë mbi “Statusin e Anëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës gjatë Stacionit të tyre të përkohshëm në Shtetin e Kuvajtit”.

    Presidentja ka theksuar se Kosova synon ta finalizojë edhe një marrëveshje për mbrojtjen e ndërsjellë dhe promovimin e investimeve të huaja.

    Ndërkaq, sa i përket aktualitetit në Kosovë, Presidentja Osmani ka theksuar se pala kosovare synon vazhdimin e dialogut me Serbinë.

    “Dialogu me Serbinë duhet të përmbyllet me njohje të ndërsjellë”, tha presidentja Osmani.

    Kryeministri Al-Hamad Al-Sabah, ndërkaq, e ka përgëzuar Kosovën për arritjet dhe ka shfaqur gatishmëri për bashkëpunim të mëtejmë mes dy vendeve, si dhe realizimin e projekteve të rëndësishme, të  cilat do t’i shërbenin popullit të Kosovës./FrontOnline

    Comodita me dyshekët e saj në Panairin MOW, fiton klientë të rinj në Gjermani
    Nga Rubrika
    Lajme25 Prill 2024
    Komunës së Skenderajt është duke vazhduar t’i përkrahë bujqitme mekanizëm bujqësor, me qëllim të zhvillimit të bujqësisë e rrjedhimisht edhe zhvillimit ekonomik....
    Lajme25 Prill 2024
    13 marrëveshje ndërkombëtare kanë dështuar sërish të votohen në Kuvendin e Kosovës, në seancën e sotme plenare. Të njëjtat nuk u hodhën...
    Lajme25 Prill 2024
    Jeton Zulfaj, këshilltari politik i kryeministrit Albin Kurti, tha se kërkesat transakcionale ndaj Kosovës që nuk kanë të bëjnë me demokracinë, të...
    Të tjera
    Lajme25 Prill 2024
    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka akuzuar mazhorancën në Kuvend se po manipulon me votat e deputetëve. Në seancën...
    Lajme25 Prill 2024
    Ministri i Shëndetësi Arben Vitia i është përgjigjur pyetje të deputetëve në seancën e Kuvendit të Kosovës. Ministria Vitia ka thënë se...
    Lajme25 Prill 2024
    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, Raporti i Freedom House për Kosovën e dëshmon zërin opozitarë se kjo Qeveria Kurti...
    Sport25 Prill 2024
    Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta ndihet i lumtur që kanë arritur marrëveshje me trajnerin Xavi për të vazhduar qëndrimin e këtij të...
    Sport25 Prill 2024
    Carlo Ancelotti ka dhënë lajme të mira për portierin Thibaut Courtois. Trajneri italian konfirmon se shërimi i portierit belg po shkon mjaft...
    Lajme25 Prill 2024
    Lidhja Demokratike e Kosovës u ka bërë thirrje partive politike që të lëshojnë sallën ku po mbahet seanca plenare. Kjo pas dështimit...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.