×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani takon koordinatoren e OKB-së, flasin për rezultatin e zgjedhjeve të 14 shkurtit dhe pozitën e grave

    FrontOnline
    22 Shkurt 2021

    U.d. presidentja Vjosa Osmani, priti sot në takim Ulrika Richardson, Koordinatore për Zhvillim të OKB-së.

    Me këtë rast, Richardson i përcolli urime u.d. presidentes Osmani për rezultatin në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit si dhe e uroi atë dhe popullin e Republikës së Kosovës për një proces të qetë e demokratik zgjedhor.

    “Palët diskutuan për rëndësinë e shndërrimit të pritshmërive të qytetarëve në punë dhe në projekte konkrete. Në këtë drejtim, u diskutua edhe për avancimin e pozitës dhe mirëqenies së fëmijëve dhe të grave. Njëkohësisht, u theksua nevoja për bashkërendim të politikave publike dhe projekteve të ndryshme zhvillimore me Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm”, thuhet në njoftimin për media.

    Në takim u diskutua edhe për rëndësinë e prioritizimit të menaxhimit të suksesshëm të pandemisë si dhe sigurimit sa më të shpejtë të vaksinës, si dhe bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërinstitucional në këtë drejtim.

    KESCO u certifikua me tri ISO Standarde
    Nga Rubrika
    Lajme24 Prill 2024
    Bordi i Drejtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) e ka liruar nga detyra e Nagip Krasniqin nga pozita e kryeshefit. Kjo...
    Lajme24 Prill 2024
    Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA) e ka cilësuar si një tronditje vendimin e djeshëm të Rektoratit dhe Këshillit të...
    Lajme24 Prill 2024
    Freedom House ka publikuar raportin vjetor për Kosovën. Në raportin e sapo publikuar, Kosova ka marrë 38 pikë nga gjithsej 100, duke...
    Të tjera
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Sipas të dhënave të publikuara në ueb-faqen e KSHZ-së, nga komunat e Shkupit, deri në orën 11:00 dalja më e madhe është...
    Lajme24 Prill 2024
    Presidentja Vjosa Osmani në 23 vjetorin e vrasjes përkujtoi heroin Ismet Rraci për të cilin ka thënë se ishte patriot, aktivist i...
    Lajme24 Prill 2024
    Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se brenda dy ditëve Qeveria Kurti është kritikuar rëndë në...
    Lajme24 Prill 2024
    Komuna e Prishtinës ka marrë vendim sot për anulimin e orarit të barnatoreve në kryeqytet. Kështu ka bërë të ditur shefi i...
    Lajme24 Prill 2024
    Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka thënë Qeveria Kurti duhet të marrë parasysh Raportin e DASh-it për Kosovën që është dalë dhe...
    Lajme24 Prill 2024
    Bashkimi Evropian i është afruar heqjes së masave kufizuese ndaj Kosovës, të vendosura para një viti nga ana e Komisionit Evropian, si...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.