Lajme

Osmani takon Biden: Miqësi e përhershme dhe partneritet i palëkundur me SHBA-të

Osmani takon Biden: Miqësi e përhershme dhe partneritet i palëkundur me SHBA-të
18:35 | 22 Shtator 2022

Gjatë qëndrimit në SHBA, Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani sot është takuar me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden.

E shoqëruar nga bashkëshorti i saj, Prindon Sadriu, Presidentja Osmani e ka përshkruar shkurt fotografinë e publikuar me Presidentin Biden dhe bashkëshorten e tij, Jill Biden.

“Miqësi e përhershme dhe partneritet i palëkundur me SHBA-të”, ka shkruar Osmani.

Gjatë qëndrimit të saj në SHBA, Osmani ka takuar edhe Sekretarin Gjeneral të NATO-s, Jens Stoltenberg, kryeministren e Zelandës së Re, Jacinda Ardern dhe personalitete të tjera.

Natën e Kurban Bajramit Petrol Company shpërndan 40 pako ushqimore për fëmijët jetim në Kosovë

Të tjera