[wp-story]

Lajme

Osmani takoi ambasadorin e ri hungarez Jozsef Bencze

Osmani takoi ambasadorin e ri hungarez Jozsef Bencze
10:59 | 06 Tetor 2020

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, dr.Vjosa Osmani ka takuar sot ambasadorin e sapoemëruar hungarez Jozsef Bencze.

Në takim është diskutuar për bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Hungarisë.Kryetarja Osmani ka thënë potencuar se marrëdhëniet e mira ndërmjet të të dy shteteve datojnë jo vetëm nga vitet e 90-ta, në kohën e presidentit Rugova, porse edhe nga përpjekjet e përbashkëta historike.

Ajo ka thënë se Hungaria është një prej shteteve që e ka mbështetur në vazhdimësi Kosovën dhe ka shfaqur shpresën se kjo mbështetje do të vazhdojë edhe më tej.

U përmendë bashkëpunimi ndërmjet të të dy shteteve në sferën ekonomike, kulturore dhe atë të arsimit, me zotimin se do të rritet intensiteti i këmbimit të studentëve ndërmjet të të dy shteteve.

Në këtë kontekst, u diskutua për bashkëpunimin ndërparlamenatar ndërmjet Kosovës e Hungarisë dhe shkëmbimin e praktikave ndërmjet të të dy shteteve.

“Petrol Company” ul çmimet për 15 %. Ja sa kushton një litër naftë

Të tjera