×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani takohet me komandantin e KFOR-it, diskutojnë për sigurimin e vaksinave

    FrontOnline
    23 Prill 2021

    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim komandantin e KFOR-it në Kosovë, gjeneral-major Franco Federici, i cili e ka uruar për detyrën.

    Presidentja Osmani i ka shprehur falënderimin për kontributin forcave të NATO-së në Kosovë për paqen dhe sigurinë në regjion. Presidentja Osmani më tej ka theksuar angazhimin e institucioneve të Kosovës për të realizuar prioritetin kyç në menaxhimin e pandeminë COVID-19, lidhur me sigurimin e vaksinës për të gjithë qytetarët e vendit.

    Presidentja Osmani ka shprehur gatishmërinë për të intensifikuar bashkëpunimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës me KFOR-in në zbatimin e aktiviteteve të përbashkëta në të mirë të gjithë qytetarëve të Kosovës. Gjithashtu, Presidentja Osmani dhe gjeneral-major Federici kanë diskutuar lidhur me inkurajimin e rekrutimit të grave në institucionet e sigurisë në Kosovë.

    Presidentja Osmani ka falënderuar komandantin e KFOR-it për përkrahjen të cilën forcat e NATO-së ia kanë ofruar Republikës së Kosovës ndër vite dhe ka theksuar gatishmërinë për intensifikim të raporteve me NATO-n dhe shtetet anëtare lidhur me realizimin e orientimit afatgjatë strategjik të Kosovës, anëtarësimit në NATO./FrontOnline/

    KESCO: Për 11 ditë u importuan rreth 5.4 milionë euro energji elektrike
    Nga Rubrika
    Lajme25 Prill 2024
    Kryeministri Albin Kurti është duke mbajtur një fjalim sot në një organizim të fondacionit Bertelsmann Stiftung mbi temën e kërkesës së Kosovës...
    Lajme25 Prill 2024
    Një fjalim i përfaqësuesi i Sllovenisë në OKB Samuel Zbogar (ish- shef i zyrës së BE’së në Kosovë) në seancën e Këshillit...
    Lajme25 Prill 2024
    Policia e Kosovës ka konfirmuar sot se personi që u godit me veturë për vdekje qëllimshëm nga një person tjetër, ishte shtetas...
    Të tjera
    Lajme25 Prill 2024
    Zëvendësministri i pushtetit lokal, Arbër Vokrri e ka parë si një sukses mbajtjen e votimit për shkarkimin ose jo të katër kryetarëve...
    Lajme25 Prill 2024
    Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Naser Rugova, i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës ta zbatojë marrëveshjen e planit franko-gjerman, përfshirë...
    Lajme25 Prill 2024
    Sindikata e Re e KEK-ut, Sindikata e Pavarur e Administratës së Kosovës dhe Sindikata e Minatorëve të Trepçës mbajnë sot konferencë. Sipas...
    Lajme25 Prill 2024
    Sot takohen katër komisione parlamentare për të shqyrtuar çështje të ndryshme. Me fillim nga ora 09:00, Komisioni për Ekonomi shqyrton Projektrezolutën për...
    Lajme25 Prill 2024
    Është zhvilluar raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale në Maqedoninë e Veriut. Nga radhët e shqiptarëve garuan Bujar Osmani, i koalicionit “Fronti...
    Lajme25 Prill 2024
    Pas numërimit të më shumë se gjysmës së rezultateve të votimeve në Maqedoninë e Veriut, BDI-ja ka filluar festën në Tetovë. Ata...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.