×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani takohet me Kardinalin e Vatikanit, thekson rëndësinë e njohjes së Kosovës nga Selia e Shenjtë

    FrontOnline
    29 Shtator 2024

    Gjatë javës së kaluar, në Nju Jork, presidentja Vjosa Osmani u takua me Sekretarin e Shtetit të Selisë së Shenjtë, Kardinalin Pietro Parolin.

    Gjatë takimit, Osmani shprehu përkushtimin e Kosovës për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe me Selinë e Shenjtë.

    Sipas një njoftimi nga ana e Presidencës, e para e vendit theksoi gjithashtu punën intensive me institucionet e Selisë së Shenjtë për hapjen e Misionit të Veçantë të Kosovës pranë Selisë së Shenjtë, duke e konsideruar këtë si një shembull të përkushtimit të Kosovës për forcimin e mëtejshëm të raporteve midis dy vendeve, si dhe për frymën e harmonisë ndërfetare që vendi ynë e mishëron me shekuj.

    Tutje në takim, Osmani ka theksuar edhe rëndësinë e njohjes nga Selia e Shenjtë, si hap të rëndësishëm drejt thellimit të raporteve ndërshtetërore, e cila po ashtu do të kontribuonte drejt paqes dhe stabilitetit afatgjatë në rajonin tonë.

    Në takim me Kardinalin Parolin, presidentja Osmani ka folur edhe ftesën për vizitën e Papës Françesku në Republikën e Kosovës, të cilën e ka diskutuar në takim me Papën vitin e kaluar.

    Punimet në rrjet, KEDS njofton për vendet që s’do të kenë rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme29 Shtator 2024
    Një person dhe një roje i sigurimit mbrëmë janë dërguar në stacionin e Policisë së Kosovës në Prizren për intervistim, pasi ishin...
    Lajme29 Shtator 2024
    Berat Rukiqi nga LDK i ka reaguar ministrin Murati që tha se qytetarët e Kosovës janë pasuruar me Qeverinë Kurti. Sipas tij...
    Lajme29 Shtator 2024
    Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, ka thënë se si anëtar i Komisionit për Arsim në këtë legjislaturë është konfrontuar me pushtetin e...
    Të tjera
    Lajme29 Shtator 2024
    Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mes dy veturave në fshatin Osek Hylë, më 28 shtator....
    Sport29 Shtator 2024
    Sot, duke filluar nga ora 15:00, zhvillohet derbi i javës në Superligën e Kosovës në futboll. Gjilani dhe Prishtina do të përballen...
    Lajme29 Shtator 2024
    Ministri i Financave, Hekuran Murati ka bërë të ditur se depozitat e Ekonomive Familjare në valutën euro për herë të parë kanë...
    Lajme29 Shtator 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në Nju Jork, takoi studentë nga Kosova, Shqipëria e mërgata, të cilët aktualisht studiojnë në disa nga...
    Bota/Rajoni29 Shtator 2024
    Policia kufitare e Ulqinit ka gjetur dhe sekuestruar rreth 66 kilogramë substancë narkotike, e dyshuar si e llojit mariuhanë, kurse dy të dyshuar...
    Lajme29 Shtator 2024
    Deputeti i LDK’së, Driton Selmanaj, ka thënë se “hajnat dhe hajnia gjithmonë provohen të fshehen prapa termave nacionaliste”. Ai i ka reaguar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.